Meta: Unë dhe Berisha i kemi të qarta raportet me SHBA! Rama puthet me Dodik…

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka deklaruar këtë pasdite se marrëveshjen me Berishën e ka bërë për të shpëtuar vendin, demokracinë, pluralizmin dhe të ardhmen e shqiptarëve. Ilir Meta tha se prioritet i Partisë së Lirisë është të mbizotërojë interesi i vendit.

Kreu i Partisë së Lirisë deklaroi se raportet me SHBA, ai dhe Berisha i kanë të qarta ndërsa theksoi se kryeministri Edi Rama puthet me Dodikun, kreun e serbëve të Bosnjës.

“Emri kandidatit për kryetar bashkie dhe cilësitë e tij, janë shumë të rëndësishme. Nuk kemi hyrë në detaje të tilla për zona të lira më Partinë Demokratike. Për Partinë e Lirisë prioritet është të mbizotorojë interesi vendit.

Çështja e Berishës nuk ndikon. Ne bashkëpunojmë më Partinë Demokratike dhe PD ka zgjedhur Berishën si lider të saj.

Përpiqet Rama ta paraqesë si çështjen më të rëndësishme në botë, ndërkohë që takohet dhe puthet me Dodikun.

Asnjë politikan nuk ka pasur dhe nuk ka raporte më të qarta me SHBA se unë dhe Berisha. Po është po, jo është jo”, tha Meta.

About Redaksia

Check Also

Kalaja kallëzon në SPAK Lulin, Aurela Bashën dhe Erion Isufin për gjobëvënie

Adriana Kalaja në cilësinë e Kryetares së Gjykatës së PD ka bërë me dije se …

Leave a Reply