Berisha: Kush prek flamurin e PD i ka bërë hesapet shumë keq!

Duke komentuar deklaratën e bërë publike nga grupi Alibeaj-Bardhi, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është treguar i prerë se nuk e prek kush flamurin e PD-së.

Duke iu përgjigjur interesit të gazetarëve, Berisha u shpreh ‘të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq’.

“Opozita nuk mund të pengohet nga asgjë për të firmosur fitoren në këto zgjedhje. Zotërinjtë, një grup deputetësh, u ftuan, ose erdhën, pa asnjë lloj paragjykimi dhe prapamendimi që të bashkohen nëse donin, të garonin për çdo post në këto bashki, të paraqisnin kandidatura, ose në përputhje me statutin të krijonin, po të duan fraksionin.

Por ata, sa janë nuk e di, por ata nuk duan as statutin as primaret dhe as fraksionin.

Të sigurtë të jeni se ai që prek flamurin e PD-së, i ka bërë hesapet shumë, shumë keq.

Kjo do të thotë që do e shikoni në ditët e ardhshme.

Nuk i preket flamuri Partisë Demokratike”, tha Berisha në prononcimin para takimit me krerët e degëve të Tiranës.

About Redaksia

Check Also

Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak të Himarës, pështyhet në fytyrë i deleguari i Ramës

Tensione të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Siç shihet nga pamjet …

Leave a Reply