Berisha: Statuti i 11 dhjetorit është Kushtetuta e PD-së së Rithemeluar

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është shprehur se, statuti i votuar nga demokratët në 11 dhjetor 2021 është Kushtetuta e Partisë së Rithemeluar.

“Statuti i 11 dhjetorit është kushtetuta e pathyeshme e PD-së së Rithemeluar.Statuti është jashtë çdo lloj kompetence për tu shkelmuar. Ai është dokumenti bazë i PD-së në momentet kur ajo ndodhej përballë alternativës ‘të ishte apo jo’. Është themeli i saj, mbi të cilën është ngritur kjo forcë politike sot, më e fuqishme se kurrë dhe më e fuqishme se çdo forcë politike.

Është ky statut që përbën themelet e fitores në zgjedhjet e 14 majit, por para saj leksionet historike që do të marrë çeta e vjedhësve, hajdutëve të Edi Ramës nga qytetarët shqiptarë.

Sot unë kam një takim me kryetarët e degëve të PD-së së Tiranës, për të dhënë udhëzimet dhe për të bërë diskutimet për përgatitjet për protestën e jashtëzakonshme.

Ju nuk mund ta imagjinoni se sa zien sot në të 4-anët e vendit urrejtja ndaj Edi Ramës dhe bandës së tij”, u shpreh kreu i PD, Sali Berisha gjatë një deklarate për gazetarët tek selia blu.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.