Berisha: Rama po shuan universitetet, po krijon pasuri përrallore për veten e tij

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatw mbledhjes me kryetarët e degëve të PD në Tiranë deklaroi se, qeveria e Ramës po largon edhe mësimdhënësit nga Shqipëria ndërsa shtoi se shoferi i FSHZH paguhet katër herë më shumë se një pedagog.

“Urdhëroni se ç’bën me pedagogët, e diskutuam edhe në një mbledhje tjetër. Paguan shoferin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit, 4 herë më shumë se një pedagog. Kjo është e qëllishme, si të largojmë edhe këta mësimdhënës nga Shqipëria dhe të mbyllim universitetet, ti shuajmë.

Ky po krijon pasuri përrallore për veten e tij. A e dini ju se sot në Shqipëri nuk jepet një leje ndërtimi me sipërfaqe më shumë se 200 metra pa firmën e kryeministrit. Ju garantoj se një centralizëm i tillë nuk ka ekzistuar kurrë edhe në diktaturën më të egër që ka pasur Europa dhe ka qenë ajo e Enver Hoxhës.

Kjo është vetëm si të vjelësh ryshfete në të 4 anët e Shqipërisë. Ky njeri i ka tejkaluar, ligje, kushtetutë, norma morale dhe çdo gjë. Ky njeri i ka bërë shqiptarët të huaj në vendin e tyre.

I thoshte nxënësi në Kolonjë, shkollën e meremetove, por brenda bankat janë si janë, sepse vetë udhëton me çarter. Internet nuk kemi, sepse blihen instilacione 4 milionë. A mundet një njeri të tallet me një popull në këtë mënyrë, nuk mundet.

E them edhe njëherë, tani jemi në betejë dhe secili demokrat e demokrate, duhet ta konsiderojë se ne jemi në betejë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Tension në protestë! Qytetarët tentojnë të heqin barrierat metalike, përplasen me policinë

Tensione dhe përplasje janë shënuar gjatë protestës para Kuvendit. Qytetarët janë përplasur me forcat e …

Leave a Reply