Berisha: Kjo do të jetë kohë protestash! 12 nëntori më e fuqishmja që ka njohur Shqipëria

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se më 12 nëntor do të jetë protesta më e madhe që ka parë Shqipëria, ndërsa shtoi se kjo do të jetë një kohë protestash. Ai tha se, Rama është një kriminel elektoral i cili duhet të ishte në burg.

“Kemi caktuar datën 12 si ditën e protestës më të fuqishme që ka njohur Shqipëria, por kjo do të jetë kohë protestash. Mos të kemi asnjë iluzion. Nuk ka votim me Edi Ramën.

Ky na sfidoi haptas në Peshkopi. Do ta bëjmë cunam. Në vend që si kriminel elektoral të ishte në burg, zotohet se prap do të na i prekë votat.

Ky e ka shndërruar në fiktiv pluralizmin, në fiktive PD-në, në fiktiv parlamentin. Ju nuk mund imagjinoni se çfarë klubi i neveritshëm është parlamenti shqiptar. Ju nuk mund të imagjinoni se si funksionon pa asnjë ligj e rregull.

Ne shkojmë aty për hir të zgjedhësve, por aty është turp të futesh. Nuk respektojnë asgjë. Sillen si rrugeçër, si me procedurat dhe fjalorin. Ne shkojmë aty vetëm për zgjedhësit, qytetarët, me vështirësira të jashtëzakonshme.

Ne dorëzojmë ligje dhe aty sikur nuk është parlament, por sikur është një klub i PS-së, parti krimi dhe droge. Kjo është e vërteta”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Qindra banorë të Kamzës i shkruajnë Berishës: Jetojmē në kushte skandaloze. Drejtojuni SPAK

700 banorë të Kamzës prej një viti i kanë dërguar një peticion Kryeministrit Edi Rama …

Leave a Reply

Your email address will not be published.