Berisha: Kjo nuk është betejë e thjeshtë, por do të fitojmë sepse kemi një kauzë të drejtë!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha gjatë fjalës së tij me kryetarët e degëve të PD të Tiranës se, kjo nuk është betejë e thjeshtë, por do të fitojmë sepse kemi një kauzë të drejtë dhe po mbrojmë interesa jetike, jo tonat, jo personale, por të çdo qytetari shqiptar.

“Rama punon ditë e natë me Vuçiçin. Çfarë bën tani, falimenton krejt industrinë e birrës. Absolutisht nuk ka vend në botë që e bën këtë, përveç këtij dhe e bën për vëllezërit Karriç, e bën për birrën e Beogradit, Ballkanin e Hapur. Se janë 1 mijë e ca familje që ushqehen dhe marrin rrogat në këtë industri dhe që janë qindra milionë të investuara, kjo nuk ka rëndësi për të. Për të ka rëndësi se sa e peshojnë në para vëllezërit Karriç, kompani të sanksionuara nga BE-ja, për lidhje të ngushta me Llukashenkon në Bjellorusi.

Tani duhet ta pësojnë këtu edhe 1 mijë familje të tjera, e të nisen me gomone ku ti çojë fati. Nuk mund të tolerohet më. Le të thotë çtë dojë. Do të përballët me shqiptarët.

Ne tani nisim betejën, kjo nuk është betejë e thjeshtë, por do të fitojmë sepse kemi një kauzë të drejtë dhe po mbrojmë interesa jetike, jo tonat, jo personale, por të çdo qytetari shqiptar. Përveç klubit të hajdutëve rilindas, ata jo. Ata janë për tu marrë një e nga një dhe për të shkuar atje ku e kanë vendin, me në krye Edi Ramën”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.