Deputeti i PD në Devoll: Do të mbështes kandidatin që del nga primaret!

Deputeti i PD në Devoll, Bledion Nallbati, ka komentuar në mbledhje vendimin e grupit të Enkelejd Alibeajt për të braktisur tryezën e bisedimeve për bashkimin e PD-së.

Sipas Bledion Nallbatit, të dyja palët brenda PD-së duhet të kishin bërë më shumë për të arritur një konsensus. Bledion Nallbati shprehet se do të mbështesë kandidatin që do të dalë nga primaret ndërsa shtoi se po punon për rikthimin e Bashkisë Devoll tek demokratët.

“E kuptoj ku po shkon situata. Do kisha dashur të arrinim një konsensus, mendoj që të dy palët duhet të kishin bërë më shumë për këtë pjesë. Nuk e paragjykoj vendimarrjen e askujt prej jush. Por dua të bëj të qartë qëndrimin tim për të qenë i sinqertë me ju.

Në zgjedhjet vendore nuk e lidh historinë me asnjë palë, detyrimin e lidh me demorkatët e Devollit. Dhe po iu deklaroj se në këto zgjedhje do jem në mbështetje te kandidati që do dali nga primaret.

Ky s’është pazar personal dhe s’po projektoj të ardhmen time politike por do punoj për rikthimin e Bashkise së Devollit tek demokratët të cilëve ua kam detyrim”, tha Nallbati.

About Redaksia

Check Also

Gjermani del hapur kundër planit Rama-Vuçiç

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde, ka thënë se qëndrimi i shtetit gjerman për …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *