2500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen dhe po zëvendësohen me militantët e PS

Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu ka bërë një deklaratë nga selia blu në lidhje me situatën e rëndë kriminale në të cilën ndodhet vendi. Sipas Balliu, krimi po sundon vendin ndërkohë 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen dhe po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militantë dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

Deklaratë e Shefit të Organizimit në PD, Klevis Balliu

Marrëveshja kriminale e Edi Ramës me krimin e organizuar për interesa elektorale dhe monetare, ka cënuar sigurinë e jetës së qytetarëve shqiptarë.

Në pak ditë një nga zonat më të populluara në Tiranë, kanë ndodhur dy vrasje, duke vënë në rrezik jetën e familjareve të asaj zone.

Dje në Lushnje bandat kriminale kërcënuan me tritol, dhe vetëm pak minuta më pas një tjetër shpërthim me tritol ndodhi në zonën e Fushë Krujës. Si gjithmonë nuk ka autorë ose ata largohen në drejtim të paditur.

Ndërkaq Policia e Shtetit është në një situatë dramatike dhe në pamundësi totale për t’u përballur me bandat dhe krimin.

Raportet mediatike dhe burimet zyrtare tregojnë se 2 mijë e 500 efektivë policie kanë dhënë dorëheqjen, pasi kushtet në punë janë mjerane.

Ndërkohë këta efektivë policie të ndershëm po zëvendësohen me efektivë të pushtetit, militant dhe patronazhistë të lidhur me bandat e krimit të organizuar.

Në çdo përplasje të bandave dalin efektive policie të implikuar, ata nuk përfaqësojnë Policine e Shtetit por ata përfaqësojnë policine e pushtetit.

Kjo situatë alarmante për sigurinë e jetës së qytetarëve na thërret të gjithëv të reagojmë për të mbrojtur jetën e qytetarëve të ndershëm të vendin tonë.

Me një qeveri që sulmon shetin ligjor dhe Policinë e Shtetit, për ta zëvendësuar me policinë e pushtetit, Shqipëria dhe shqiptarët janë në rrezik.

Mblidhuni më 12 nëntor për të protestuar për sigurinë e cënuar, policinë e kthyer në ankes të kuzhinës politike, dhe barrë të tjera në shpinën tuaj, dhuratë e një qeverie që ka kryeministër, por nuk ka krye.

About Redaksia

Check Also

Rama viziton Vangjush Dakon në banesën e tij pasi e liroi nga burgu

Këtë të premte Kryeministri Edi Rama, ka qenë në qytetin e Durrësit, ku zyrtarisht ka …

Leave a Reply