Berisha publikon denoncimin e gazetarit britanik: Shqipëria po zbrazet qëllimisht që të mbeten vetëm pasanikët

Kryetari i PD, Sali Berisha publikoi denoncimin e fortë të një prej gazetarëve të njohur britanikë, i cili paralajmëron se Shqipëria po zbrazet qëllimisht.

“Sipas dëshirës, mund të lexoni më poshtë artikullin e tij”, shkruan Berisha.

Gazetari i njohur britanik, Kelvin MacKenzie komentoi dje valën masive të refugjatëve shqiptarë, të cilët po mbërrijnë në Angli me gomone. Duke folur për televizionin GB News, ai tha se qeveria britanike nuk duhet të japë miliona sterlina për Shqipërinë, që ajo të ndalojë fluksin e emigrantëve.

Sipas MacKenzie, shpopullimi i Shqipërisë është një akt i qëllimshëm. Gazetari i njohur tha se vendi po zbrazet në mënyrë që t’u mbetet vetëm të pasurve.

“Është fakt interesant për Shqipërinë, se në 30 vitet e fundit, njerëzit, të cilët nuk e duan Shqipërinë, janë vetë shqiptarët. Ata janë duke e braktisur vendin prej vitesh, tani janë ndoshta 2.7 ose 2.8 milionë shqiptarë, të cilët kanë mbetur. Dhe tani ata janë duke ardhur te ne. Dyshoj se Shqipëria do shpopullohet me qëllim, që të kthehet në një shesh lojërash vetëm për të pasurit që do jetojnë aty, që ta gdhendin siç duan”, tha gazetari.

Videoja e tij është bërë virale jo vetëm në Britani, por edhe në Shqipëri.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.