Qëndrimi i çdo deputeti për të mos u bërë pjesë e përballjes me regjimin është individual!

Nga Tritan SHEHU

Qendrimi i çdo deputeti te opozites per te mos u bere pjese e perballjes me rregjimin, eshte individual!

Pavaresisht se per rrjedhoje te votes qe i ka zgjedhur, eshte nje detyrim i tyre te jene pjese e opozites se bashkuar ne kete perballje.

Por ne fund te fundit ne demokraci secili merr pozicionin e tij politik, gje per te cilen ka nje vleresim politik.

Kaq dhe asgje me shume edhe per cilindo, qe mund te vendose te mos i bashkohet koalicionit opozitar, qe po konfigurohet, edhe per zgjedhjet lokale.

E perseris, eshte nje qendrim thjesht individual.

Eshte gabim t’i japim dikujt nje “peshe” politike a perfaqesim me te madhe se sa e ka.

Per deputetet kjo eshte ne raport te drejte edhe me elektoratin, qe i mbeshtet.

Prandaj cdo deputet perpara se te marre vendime a qendrime te rendesishme politike, qofte dhe individuale, duhet te beje mire llogarite me elektoratin e tij.

“Pozat” ne parlament, qendrimet a deklaratat ne emer te atyre, qe nuk i perfaqeson, jane vetem cfaqje sureale.

Keto lidhen ose me perceptime te deformuar te realitetit, ose me tentativa te deshtuara per te deformuar realitetin.

Sepse realiteti nuk mund te deformohet gjate.

Mjafton te diskutojne, te debatojne me elektoratin e tyre per ta kuptuar ate.

Por me tej per deputetet ka nje rregull “te arte”…

Duhet te ndjekin elektoratin, se ndryshe nuk jane me perfaqesuasit e tij, pra as deputete ne kuptimin e vertete te fjales.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Festojnë nën kujdesin e qeverisë me portretin e Hitlerit shqiptar, babait shpirtëror të Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar videon e idhtarëve të diktatorit Enver Hoxha …

Leave a Reply

Your email address will not be published.