Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç i bashkohen PD dhe Berishës

• Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç, Behar Haxhiu i bashkohen Partisë Demokratike, Noka: Ashtu si në Durrës dhe Kurbin, bashkimi do të vijojë në të gjithë Shqipërinë.

Demokratët, ashtu si në Durrës, Mirëditë dhe Peqin, bashkohen edhe në Kurbin.

Deputeti Kastriot Piroli dhe ish-Kryetari i PD në Laç Behar Axhiu iu bashkuan Partisë Demokratike.

I pranishëm në selinë e PD Kurbin, Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka theksoi se bashkimi do të ndodhë në të gjithë Shqipërinë.

“Kjo është një mbledhje që i bashkon demokratët. Demokratët janë bashkë dhe kanë vetëm një qëllim, të përballemi me dhe të mundim regjimin për t’i kthyer pushtetin lokal qytëtarëve. Motoja e ccdo demokrati sot është, të bashkohemi, të jemi bashkë për t’i dhënë shpresë vendit. Sot në Kurbin jemi bashkë dhe demokratët e Kurbnit kanë një arsye më shumë se ne kemi një arsye më shumë për të mundur Edi Ramën. Bashkinë nuk mund ta lëmë më në duart e bandës së pushtetit. Ia falëm të gjitha pushtetet Edi Ramës, kemi vuajtur shumë për këto gabime, jo tuajat dhe unë e ndjej detyrim t’ju kërkoj ndjesë edhe nga gabimet tona në këto vite opozitë, sepse ju nuk e keni merituar të rrimë pa përfaqësim dhe pa pushtet vendor kur pushteti vendor është shumë i rëndësishëm dhe fryma është ndaj Partisë Demokratike. Me këtë bashkim po shkojmë drejt rrugës së fitores ky mesazh do të rrezatojë në të gjithë Shqipërinë. Në Durrës u dha sinjali i madh i bashkimit. Sot jemi në Kurbin dhe do ta vazhdojmë në të gjithë Shqipërinë”, tha Noka.

Bashkimi i bazës demokrate është një sinjal i mirë në një prej proceseve demokratike të PD, të Primareve.

Më herët edhe deputetja e Qarkut Lezhë Elda Hoti iu bashkua shumicës së demokratëve.

About Redaksia

Check Also

Përplasje të forta në Këshillin Bashkiak të Himarës, pështyhet në fytyrë i deleguari i Ramës

Tensione të ashpra sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Siç shihet nga pamjet …

Leave a Reply