Doris Pack: Vendimi i DASH ndaj Berishës, politik dhe jo i drejtësisë!

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane, ish-deputetja e PE-së, Doris Pack thotë se vendimi i DASH-it për shpalljen ‘non grata’ të kryedemokratit, Sali Berisha, është vendim politik dhe jo juridik.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Pack u shpreh se nëse ka prova për korrupsion, institucionet duhet të nisin hetimet.

Por Pack nënvizoi se anjë politikan nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë.

“Anëtarët e Partisë Demokratike e dinin këtë vendim të DASH-it, por vendosën ta injorinin, është e drejta e tyre ta bëjnë këtë. DASH nuk është agjenci ligjzbatues, por një institutcion politik. Vendimet e tij për t’i ndaluar hyrjen dikujt, janë tërësisht politike dhe jo të drejtësisë.

Nëse ka ndonjë provë për korrupsion apo veprime keqbërëse, atëherë institucionet duhet ta hetojnë atë dhe duhet ta sjellin para drejtësisë. Por asnjë person politik nuk duhet të ndërhyjë në punët e drejtësisë dhe t’i thotë se çfarë të bëjë. Jam në kontakt me mikeshën time Albana Vokshi dhe jam në dijeni të asaj që po ndodh”, theksoi ajo.

About Redaksia

Check Also

Bardhi, një pyetje për Ramën dhe një mesazh Altin Dumanit për Olsi Ramën

Kreu i Grupit Parlamentar i PD-së së Rithemelimit, Gazment Bardhi në një deklaratë për mediat, …

Leave a Reply