Video shokuese! Infermierja rreh të moshuarën në Azil

Një grua e moshuar rrihet brutalisht me shuplaka në azilin e pleqve në Pejë nga një infermiere. Dhunuesn po e ndihmojë për ta rrahur të moshuarën të paktën edhe tri vajza të tjera, ku njëra prej tyre po e filmon ngjarjen.

Dhuna ndaj të moshuarës raportohet se ka ndodhur në një Shtëpi të të Moshuarve në Pejë.

Video dramatike është shpërndarë në rrjetet sociale. Sipas mediave në Kosovë ngjarja ka ndodhur në një shtëpi të moshuarish në Pejë, por nuk dihet data kur ka ndodhur.

Në video shihet një prej infermiereve që godet me shuplakë në fytyrë dhe në kokë të moshuarën, e cila është e pafuqishme të reagojë, teksa një tjetër person filmon videon duke qeshur. Në ambientet ku ndodh ngjarja ka edhe persona të tjerë, por askush nuk ndërhyn për të ndalur rrahjen, madje të gjithë qeshin me atë që po ndodh.

Policia e Kosovës deklaroi më vonë se ka arrestuar dy punonjësve të shtëpisë së pleqve në Pejë, të cilat akuzohen për rrahjen e të moshuarës. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, ka thënë se Prokuroria i ka angazhuar dy prokurorë për ta hetuar rastin. “Kryeprokurori ka angazhuar dy prokurorë të shtetit dhe njësitë relevante policore që të shkohet në vendin ku është kryer ky krim dhe të merren të gjitha masat e nevojshme lidhur me rastin”, ka thënë Nikçi.

Pamjet e rënda i ka shpërndarë në Facebook aktorja Kaltrinë Zeneli. Infermierja vazhdimisht qesh ndërsa e rreh të moshuarën.

Ndërkohë, policia e Kosovbës bëri të ditur se ka arrestuar infermieren Autorna Pelajn që dhunoi të moshuarën në Pejë, si dhe dy infermieret e tjera Altina Rezhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat qeshnin dhe filmonin skenën e dhunës ndaj të moshuarës në azil.

Infermierja Aurona Pelaj është vajza që shihej në videon e publikuar në të gjitha mediat. Ajo e dhunonte të moshuarën, nënën e dëshmorit të UÇK-së, Taulant Nuraj, ndërsa të tjerat filmonin e qeshnin.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply