Doris Pack: Disa njerëz po minojnë proceset e PD, pozitive që shumica është e bashkuar

Presidentja e Forumit të Grave të Partive Popullore Europiane dhe ish-deputetja e PE, Doris Pack deklaroi se ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Bruksel dhe Uashington.

Në një intervistë për gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania, Pack u shpreh se disa njerëz po minojnë proceset e Partisë Demokratike. Sipas saj, reagimi i demokratëve ishte i shpejtë pasi Sali Berisha u përjashtua nga PD ndërsa nënvizoi se është diçka pozitive, fakti që tanimë shumica e tyre janë të bashkuar.

Doris Pack: Nuk mund të flas me shumë komptetenca për këtë situatë, por siç e dini, më pëlqejnë shqiptarët dhe Shqipëria dhe pres një të ardhme të mirë në Bashkimin Evropian. Mund të them se regjimi autokratik në Shqipëri është sistematikisht alarm. Unë e di që ka pasur lobime kundër Partisë Demokratike, në Berlin, Bruksel dhe vende të tjera, jam e sigurt që është e njëjta gjë edhe në Shtetet e Bashkuara.

Mund të them që janë njerëz që po minojnë procese të Partisë Demokratike. Ish-lideri i Partisë Demokratike ka bërë shumë gabime, por pasi u përjashtua nga radhët e Partisë Demokratike me kërkesë të një ambasadori, iu kërkua partisë që ai të përjashtohej dhe reagimi ishte shumë i shpejtë. Është diçka pozitive që shumica brenda radhëve të Partisë Demokratike është e bashkuar.

About Redaksia

Check Also

Skandali tjetër! Si Veliaj vodhi buxhetin e qytetarëve duke paguar kompaninë e inceneratorit për punët publike të bashkisë

DEKLARATA E ANËTARIT TË KRYESISË SË PD-së, BELIND KËLLIÇI: Të nderuar qytetarë, Ditën e djeshme …

Leave a Reply