Pedagogët-Ramës: Diktator që shantazhon e kërcënon! Greva e urisë, alarm i kuq!

Kreu i Sindikatës së Pedagogëve, Aleksandër Kovaçi, në një deklaratë për mediat para nisjes së grevës së urisë, deklaroi se politika ka hyrë thellë në arsim ndërsa theksoi se po shantazhohen, po përbalten dhe po intimidohen nga diktatura e Edi Ramës. Ai tha se, do të presin edhe tri ditë për tu futur në grevë, deri sa të reagojë Presidenti i Republikës.

Aleksandër Kovaçi u shpreh se, greva të cilën kanë paralajmëruar është një alarm i kuq të cilin Rama ka vendosur mos ta shikojë. Ai i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të ndalojë përbaltjen ndaj intelektualëve të vendit ndërsa shtoi se nuk tërhiqen.

“Shtrëngimi i dhunshëm i politikës po intimidon, kërcënon e shantazhon kolegët tanë teksa po marrin hapin sublim të grevës së urisë. Mosreagimi në nivel të intelektualëve është plaga më e madhe e Shqipërisë që shkon në dimensionin e një katastrofe sociale.

Kjo protestë dhe ky përshkallëzim është një moment i shtresës më të lartë shoqërore që po përballet me të drejtat e mohuara dhe shtrëngime të dhunshme që krijon një trysni të paimagjinueshme diktatoriale në arsim e kudo.

Zoti Rama, ajo që me cinizëm e quajtët çeta e pedagogëve është njësi e dritës që përdor forcën e argumentit dhe jo argumentin e forcës. Çeta për të cilën flisni përfaqëson mbi 70 për qind të firmëtarëve të kësaj iniciative.

Do i qëndrojmë kauzës tonë deri në fund edhe me grevë urie. Alarm i kuq që ju nuk doni që ta shikoni. Ndaloni përbaltjen, po ushtrojmë një të drejtë kushtetuese. Greva jonë është e drejtë e ligjshme që forcon dinjitetin e profesionit”, tha Kovaçi.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Gjithçka e përgatitur, autori agjent i policisë kriminale

Kreu i PD, Sali Berisha ka dalë sot në një konferencë për mediat pak minuta …

Leave a Reply

Your email address will not be published.