Kadiu zbardh afatet e dorëzimit të dokumentacionit: Më 4 dhjetor përmbyllen primaret

  • Anëtarja e KOKOE, Fatbardha Kadiu zbardh afatet e dorëzimit të dokumentacionit: Deri më datë 4 dhjetor përmbyllen primaret.

Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit të kandidatit për primare për bashkinë Tiranë, Durrës dhe Elbasan është data 6 nëntor ora 20:00. Dhe për të gjitha bashkitë e tjera është 8 nëntor, ora 20:00.

Pas këtij afati nuk do të pranohet asnjë aplikim pasi dokumentacioni do i kalojë Kryesisë së Partisë Demokratike për vlerësimin e kandidaturave dhe është data 13 nëntor kur Kryesia e PD bën lançimin e kandidatëve.

Bazuar në nenin 12 të statutit të PD, pika 3, kandidatët kanë tre opsione: mund të vetpropozohen; të propozohen nga anëtarësia; mund të jenë propozime nga vetë Kryesia e Partisë Demokratike.

Afati i fushatës është një afat përafërsisht 21 ditor.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply