PD, tre intelektualë, tre tironas për të çliruar qytetin

Alba KEPI

Tre autoktonë për të fituar Tiranën.
Tre tironas për të çliruar qytetin.
Tre vendali për të shpëtuar kryeqytetin!

Partia Demokratike ka zyrtarizuar deri tani tre kandidaturat në garën e primareve për të marrë një nga frontet më të vështira të betejes elektorale vendore, Tiranën.

Rezultati do të jetë guri prove i punës së demokratëve për të rikthyer opozitarizmin e nisur në dhjetor të 2021 e një mundësi që duhet të perdoret mirë në rrugë betejën e se djathtes për të qënë forca e para politike në vend.

“Volle est pose” thonë latinët (të dëshërosh është fuqi) e ajo c’ka PD po kërkon gjatë këtij viti të fundit është rrëzimi i pushtetit autokrat që mbrohet nga një sistem korruptiv, anti vlerë e kriminal që mbyt informacionin publik, shtetin e së drejtës e të drejtat civile, nisur nga vota e lirë dhe e pa shitur.

Vetëm virtytet arrijnë të mundin pushtetin e kush e lexon si retorikë, është qasja më sublime që i bëhet pasionit për politikën e zgjedhjes së një politike të mirë.

Sipas rendit alfabetik për të evituar hatersat e diversionistët e presjeve, Ilir Alimehmeti, Gerti Bogdani, Belind Këllici, janë tre emrat e zyrtarizuar nga PD në primaret e Tiranës.

Janë trashëgimtarë të tre familjeve autoktone përfaqësuese të historisë së kryeqytetit, me miqësi shekullore, njohje e lidhje familjare, sic e gjen dhe në ato komuna të vogla shqiptare ku banorët njihen mirë e i kanë miq të gjithë.

Janë tre perfaqesues të një patriotizmi që nis prej luftës kundër otomanizmit, e deri në revolucionin demokratik të ’90 e sot në këtë revolucion të dytë të së djathtës autoktone në terminologjinë politike e gjeografike.

E ky fakt e bën garën e primares tek komuniteti tironas të vërtetë e objektiv.

Do te zgjedhin jo me politikë por zemrën e atyre që për qytetin duan më të mirën.

Bogdani e Këllici janë dy politikanë me eksperiencë shumjëvjecare brenda së djathtës, figura dinjitoze të PD, e në testin e parë për drejtimin e një institucioni të madh sic është Bashkia e Tiranës.

Alimehmeti ka pak kohë që ka hyrë në rradhët e politikës së të djathtës por me një qasje politikisht korrekte në komunikimin profesional me publikun shqiptar në një moment dramatik sic qe pandemia e që e bën sot një nga figurat më të respektueshme të shëndetësisë e shoqerise shqiptare.

E të tre kanë të përbashkët dashurinë për Tiranen, që është amanet gjaku, e dallues me ndjenjën e cdo shqiptari për qytetin, fshatin, pra vendlindjen e tyre.

Eshte një virtyt që do orientoi zemrën e politikën e tyre, por dhe pengesa e kritika më e madhe që do të kënë në vendimarrjen në rast fitore.

Eshtë e lehtë të mundësh sot me fjalë, (sic po bëj dhe unë), Erion Veliaj.

Tirana po kalon momentin më dramatik në historikun e saj prej 1912, që ka kapërcyer tragjeditë e luftës botërore e të komunizmit.

Tirana është prova e krimit që po bëhet në të gjithë Shqipërinë, ku prona e pasuria publike, të ardhurat e institucionet shtetërore përdoren për fuqizimin personal e ekonomik të pushtetarëve e sistemit të një klase sociale që po pasurohet cdo ditë në dëm të qytetarëve që po varfërohen e mbeten të pa shpresë.

Tirana duhet të clirohet me atë c’ka i ka munguar deri sot nga Veliajizmi 8 vjecarë; përgjegjësia, ndershmëria, ligjshmëria, e dashuria.

E kjo e fundit është parësore e padiskutueshme për 3 tironasit e PD!

Le të fitoj më i miri e qoftë krahëhap, faqebardhë, me guidë virtytet e me zemër deri në përmbushjen e misionit!

Tirana t’i kthehet banorëve!

About Redaksia

Check Also

Rama, 180 mijë euro pagesa Iris Luarasit nga buxheti i shtetit

DEBATI Gazment Bardhi: Janë shqetësuar miqtë e Edi Ramës dhe analistët e pavarur që paguhen …

Leave a Reply