Thirrja e Metës: Qytetarët të bashkuar në protestën e 12 nëntorit

Ditën e sotme është mbajtur takimi i Komitetit Drejtues Kombëtar të Partisë së Lirisë. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, në fjalën e tij u shpreh se shpopullimi i vendit është një plan i qeverisë në mënyrë që në vend të mbetet vetëm të pasurit, ndërsa bëri thirrje për qytetarët që më 12 nëntor të marrin pjesë në protestën e thirrur nga PD dhe të thonë fjalën e tyre.

“Garantimi i të ardhurave jetike për shtresat në nevojë, konsolidimi i shtresës së mesme të shoqërisë që Rilindja i ka shpallur luftë të programuar se forcimi e zgjerimi i saj është garanci për demokracinë. Ndaj qëllimisht me arrogancë injorohen kërkesat e pedagogëve. Dje partia pati takim me përfaqësi të prindërve parashkollor për një kopsht që është mbyllur. Për shkak të ramaformës po bëhet çdo përpjekje për të zvarritur procedurat ndërsa fëmijët pësojnë traumë. Arbitraritet që nuk kursen shëndetin mendor të vogëlushëve. Ç’mund të presësh nga një skizofren?

Partia e Lirisë fton qytetarët që në 12 nëntor të thonë fjalën e tyre. Të jenë të gjithë së bashku për të dhënë mesazhin se koha e arbitraritetit e nëpërkëmbjes të drejtave të shqiptarëve, ka marrë fund. I ftoj të gjithë të rinjtë e Shqipërisë të bashkohen me moton për të larguar qeverinë grabitëse të të ardhmes së tyre e për t’i dhënë fund largimit të të rinjve nga Shqipëria.

E thanë edhe britanikët, është plan për shpopullimin e vendit që të rrinë një pakicë e pasur. Projekti ka marrë fund. për këtë jemi angazhuar që në 25 Korrik.

Shqipëria do i përkasë të rinjve e shqiptarëve. Ju falenderoj për angazhimin tuaj. Mbrëmjen e 14 majit jam i sigurt do jemi të gjithë në shesh të festojmë rikthimin e demokracisë, por duhen shtuar përpjekjet që kjo të bëhet që më përpara.​

Partia e Lirisë do të përmbushë misionin historik përmes bashkëpunimit që bazohet mbi vlerat më të larta të atdhedashurisë.”-tha ai.

About Redaksia

Check Also

Veliaj shefi politik i “5D”, u gllabëruan 30 milionë euro!

Këshilltari për Çështjet Ekonomike në PD dhe njëkohësisht nënKryetar i Këshillit Bashkiak Tiranë, Dorjan Teliti, …

Leave a Reply