Edhe i vetëm trim në luftë!

Janë kthyer në humor, por nuk e kuptojnë.
Enkelejd Alibeaj, ka folur pas mbledhjes me atë që ai e konsideron kryesia e PD.

Deputeti deklaroi se kryesia është dakord me deklaratën që ka bërë grupi parlamentar (deputetët që mbështesin Alibeajn), për dështimin e negociatave dhe përgatitjen për zgjedhje.

Alibeaj i qëndroi deklaratës se do të nxjrrin kandidatë në emër të PD.

“Mbledhja sot ishte rreth 3 orë. Ishte një mbledhje informuese për atë qëndrim që mbajti grupi parlamentar. Kryesia mbajti një qëndrim unanim për mbështetjen e qëndrimit të grupit parlamentar. Mbështetje të qëndrimeve të zotit Bardhi për bisedimet me Palokën. Kryesia e mbështeti, por tashmë ne do ecim me riorganizimin për zgjedhjet lokale. Ditën e premte, në orën 3 do të kemi sërish mbledhjen e Kryesisë sëbashku me Kolegjin e kryetarëve në funksion të riorganizimit për zgjedhjet lokale”, tha ndër të tjera Alibeaj.

About Redaksia

Check Also

Berisha shpreh ngushëllime për ndarjen nga jeta të klerikut At Artur Liolin

Kryetari i PD, Sali Berisha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të klerikut, At …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *