Berisha përshëndet rikthimin si fitimtar të Netanjahut

Sali BERISHA

Rikthehet fitimtar Benjamin Netanyahu!
Të dashur miq, në zgjedhjet e djeshme në Izrael, Benjamin Netanyahu, partia e tij Likud dhe koalicioni i tij dolën fitimtarë. Fitorja e Netanyahu-t është e një rëndësie të madhe për Izraelin, për forcat konservatore në Europë dhe në botë.

Benjamin Netanyahu është firmatar i marrëveshjeve historike Abraham të Paqes. Ai është mik i Shqipërisë dhe kombit shqiptar. Në një akt historik, Netanyahu njohu Pavarësinë e Kosovës. Partia Demokratike ka patur dhe ka tek ai e Likud miq të çmuar.

Rikthimi i Netanyahu-t në pushtet është një ogur i bardhë për Partinë Demokratike dhe fitoren e saj në zgjedhjet e ardhshme! Me këtë rast, le t’i urojmë ne të dashur miq, fitoren dhe suksese të mëdha kryeministrit Netanyahu në udhëheqjen e Izraelit dhe forcimin e paqes në Lindjen e Mesme.

About Redaksia

Check Also

Dosja e “Gjinos” të Ballukut/Anëtares së komisionit të tenderave i grabisin 200 mijë euro

“Katër persona të maskuar hynë në shtëpi, aty gjendeshim unë mamaja vëllai dhe tre fëmijët”. …

Leave a Reply