Baçi: Alibeaj dhe Bardhi i shërbejnë hapur Ramës, Basha në prapaskenë

Deputeti i PD, Luan Baçi ka zbërthyer lëvizjet e Lulzim Bashës, Enkelejd Alibeajt dhe Gazment Bardhit, teksa ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Demokratike.

Baçi tha në Euronews Albania se këta persona i shërbejnë kryeministrit Edi Rama dhe kanë si qëllim marrjen peng të të gjithë veprimtarisë së Partisë Demokratike. Sipas tij, Lulzim Basha është kryesori dhe rri në prapaskenë, ndërsa Alibeaj dhe Bardhi e bëjnë publikisht lojën e pistë politike.

“Tre individë kanë marrë peng të gjithë veprimtarinë e Partisë Demokratike. Asnjë tjetër përveç këtyre nuk mund të kontestoj, se nuk kam fakte që mund të them.

Lulzim Basha aty është, është kryesori i kësaj pune, pavarësisht se rri në prapaskenë dhe ka lënë Enkelejd Alibeajn dhe Gazment Bardhin që të bëjë këtë lojë politike të pistë.

Mbledhin një Kryesi që nuk ekziston. Ai ka bërë zëvendësime sipas qejfit dhe e quan Kryesi. Do bëjnë thjesht zhurmë për të prishur punë dhe për t’i thënë Ramës që po i shërbejnë”, theksoi ai.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply