Balluku: Çmimi i energjisë, punë e Zotit

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku ka theksuar se çmimi i energjisë momentalisht nuk është rritur.

Gjatë një debati me deputetët demokratë, ministrja habiti të gjithë teksa tha se çmimi i energjisë është “në dorë të Zotit”, ndërsa bëri me dije se konsumi ka rënë ndjeshëm.

“Çmimi i energjisë nuk është rritur. Uroj që çmimi i energjisë mos të rritet, por këto janë punët e Zotit! Jo nuk ja kemi lënë Zotit, po do intensitet kapital infrastruktura e energjisë dhe do kohë. 4% e konsumatorëve, kalojnë 800 kilovat. Në muajin me konsumin më të lartë të vitit kemi 58 mijë familje. Fashat janë vendosur kudo. Nëse do të ketë reshje shiu. E kemi lënë të hapur për ta parë deri në datën 7 nëse do kemi prurje. Do të jetë fat nëse nuk do ta vendosim atë fashë. Fakt është që konsumi ka rënë ndjeshëm”, u shpreh Balluku.

Ministrja bëri gjithashtu me dije se është ndërprerë kontrata koncersionare për rrugën Milot-Balldren, pasi kishte mangësi në elementët e nevojshëm për zbatimin e saj. Gjithashtu edhe kryeministri Edi Rama ka thënë se fasha e energjisë prej “800 kilovatësh” do të aplikohet nëse muaji nëntor rezulton i thatë pa reshje shiu.

About Redaksia

Check Also

Fermeri në Durrës: Gruri mbillet kot, nuk shitet sepse marrin miellin serb

Një vit më parë, Bilal Kasmi, një fermer në Durrës, mbolli 20 hektarë grurë. Sot, …

Leave a Reply

Your email address will not be published.