Berisha: 12 nëntori, protesta më madhështore për largimin e Ramës

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha se populli me zor po pret që të zbresë në rrugë në protestën e 12 nëntorit. Ai u shpreh se Edi Rama duhet të largohet sepse është një kryeministër që i kanë dalë vetëm skandal si i incineratorëve. Sipas tij, synimi i protestës është pikërisht dorëheqja e Ramës.

“Populli me zor po pret që të zbresë në rrugë. Të gjitha janë në projekt, por ajo do të jetë protesta më madhështore që ka njohur Shqipëria. Protesta synon dorëheqjen e Edi Ramës. Ai duhet të largohet. Një kryeministër që i dalin skandale nga më të tmerrshmet dhe që firmoset për incineratorët 430 milionë euro dhe sot 2 nuk ekzistojnë dhe tjetri është jashtë funksionit. Ka vjedhur në kundërshtim me ligjin.

Gugallja dhe Zoto janë vetëm punonjës së Ramës, Veliaj dhe Agaçit. Rama jo vetëm firmos në kundërshtim me ligjin, por i jep 8% ndërmarrjes së tij të incineratorit të Tiranës kur ndërmarrja nuk ekzistonte mbi tokë. Ermonela Felaj, ministre heton dhe i shkruan Këshillit të Ministrave që nuk ekziston ndërmarrja. Ndërmarrja është ndërtuar 8 muaj pas këtij bonusi që i është dhënë”, u shpreh ish-kryeministri në një intervistë për Rtv Ora.

About Redaksia

Check Also

Vendimi dhe firma që çon Ramën në burg

Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave, ëngjëll Agaçi ishte në SPAK këtë të premte, …

Leave a Reply