Meta: Rama i hapi rrugën hakerimit me sistemin e patronazhistëve!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka ripostuar analizën e gazetares Alba Kepi në lidhje hakerimin e të dhënave që ka cënuar rëndë sigurinë publike dhe kombëtare. Në postimin e tij në Facebook, Meta thekson se, përgjegjës kryesor është pikërisht Edi Ramën, pasi i hapi rrugën hakerimit nëpërmjet sistemit të patronazhistëve dhe korrupsionit marramendës me qindra milionë euro për AKSHI-n.

Postimi i plotë

Një analizë e shkëlqyer e gazetares së njohur, Alba Kepi për të vërtetat e një skandali që ka cënuar rëndë sigurinë publike dhe kombëtare dhe që përgjegjës kryesor bën pikërisht Edi Ramën, që i hapi rrugën hakerimit nëpërmjet sistemit të patronazhistëve dhe korrupsionit marramendës me qindra milionë euro për AKSHI-n.

Postimi i gazetares Alba Kepi 

Shqiperia eshte nen pushtimin kibernetik dhe qeveria me kreun e saj nisin diten duke folur per futbollin!
Sipas informacioneve mediatike qe vijne ore pas ore, deklaratave publike dhe te funksionareve te larte shqiptare, konfirmohet se hackers iraniane kane pushtuar Shqiperine!
Kane marre ne kontroll pikat kufitare te aeroporteve e porteve!
Kane marre ne kontroll portalin e dixhitalizimit te te dhenave kombetare!
Kane marre ne kontroll te dhenat personale  online te cdo shqiptari!
Kane marre ne kontroll te dhenat e pagave e te automjeteve te shqiptareve!
Kane marre ne kontroll te dhenat e Sherbimit Investigativ Shteteror!
Kane marre nen kontroll te dhenat e punonjesve te Sherbimit te Sigurise Kombetare!
Ky eshte fakti me i rende ne historikun e Shqiperise se lire pas 1912 e pas tragjedise kombetare te sistemit komunist!
Kombi eshte ne rrezik nga paaftesia e shtetit per te garantuar sigurine kombetare, te dhenat personale, privatesine  e te drejtat e cdo qytetari!
Kombi eshte ne rrezik nga papergjegjesia e shtetit per te reaguar nga ky sulm kibernetik, sic e quan qeveria shqiptare!
E harron te shtoj se eshte nje pushtim kombetar.
Shqiptaret jane ne rrezik nga injorimi e mos informimi publik, qe qeveria e shteti shqiptar me perfaqesuesit e tyre me te larte i bejne ngjarjeve te fundit!
KM shqiptar e nis diten sot me marketingun e futbollit, e egon personale per te dal ne tv (globale), ndersa mijera te tjere shqiptare e punonjes te shtetit shqiptar, iu privohen te drejtat e privatesise e u vihet ne rrezik jeta!
Asnje komunikim kombetar nuk ka se cfare po ndodh?!
Keshilli i Larte i sigurise ekziston?
Presidenti si garanti i te gjitha institucioneve shteterore a eshte i shqetesuar?
Po ju o deputete qe populli ju ka zgjedhur per t’i mbrojtur a jeni te preokupuar?
Hej hackersa iraniane ndonje emer krimineli qe shetit neper Resorte shqiptare e i shpall ne kerkim a keni?
Ndonje emer mafiozi qe figuron me letra ne burg e me trup ne rruge a keni?
Ndonje emer te korruptuari qe shet burimet kombetare e token shqiptare e qe shenojne cdo dite vendarritjet negative te klasifikimeve globale?
Mos i mbani me hater keta me siper!

About Redaksia

Check Also

RAI: Ndërhyrja e Ramës tek ne, e njëjtë me atë të Rusisë

Rama iu përgjigj sërish këtë të enjte drejtorit të programit investigativ “Report” në “Rai 3”, …

Leave a Reply