Minarolli: Primare në 72 degë! Akses simpatizantëve për më shumë QV

Anëtar i Komisionit të Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale në PD, Ervin Minarolli, komentoi në edicionin e pasdites me Armela Ferkon në Syri Tv procesin e primareve në selinë blu. Minarolli deklaroi se janë shpërndarë udhëzime në të gjitha degët ndëesa i shpjegoi si më poshtë.

“Kemi shpërndarë udhëzime për degët që ka të bëjë me regjistrimin e simpatizantëve, kandidatët si do aplikojnë. Në degë kanë shkuar të deleguarit. Ka filluar dhe lëvizja nga deklaratat e atyre që janë vetëpropozuar apo dhe lëvizjet në terren.”-tha Minarolli.

Sipas tij ka tre rrugë, vetëpropozim, propozim nga strukturat apo dhe organet qendrore.

“Degët po punojnë me regjistrin e anëtarësisë. Kemi 72 degë ku do organizohet procesi i primareve. Mund të jenë në një ditë apo dhe të spostuara. Përpara janë degët e mëdha, Tirana, Elbasani dhe Durrësi. Degëve t’i krijojmë mundësi për të pasur më shumë qendra votimi për simpatizantët. Një degë mund të ketë disa qendra votimi.”-deklaroi Minarolli.

Sipas Minarollit, do votojnë simpatizantët e PD për të përzgjedhur kandidatin e primareve ndërsa shtoi se kushti është që të regjistrohen deri në 5 ditë para datës së primareve pranë degës së tyre.

“Regjistrimi vetëm në degë. Nuk bëhen online. Procesi është hapur më 18 tetor. Degët kanë udhëzime. Kontakti është i dyanshëm. Ose vjen simpatizanti tek dega për regjistrim, plotëson formularin që më vonë bëhet pjesë e një regjistri që do jetë regjistër elektronik, ose dega vetë që ka të identifikuar ata që votojnë për PD-në dhe i fton të bëhen pjesë e procesit.”-bëri me dije Minarolli.

Për procesin e regjistrimit të kandidatëve, Ervin Minarolli tha se degët i ftojnë të gjithë ata që iu ka dalë emri të plotësojnë formularët.

“Deklarata, jetëshkrimi, konfirmimi për kandidim. Në përfundim të afatit, më datë 6 për Tiranën, Durrës dhe Elbasan, ndërsa data 8 për të tjerat, i kalojnë kryesisë për vendimmarrjen e mëtejshme”, tha Minarolli.

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply