Albin Kurti ironizon mungesën e Vuçiç në Berlin: Mua nuk më mungoi, ndoshta dikujt tjetër…

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ironizuar kur është pyetur në lidhje me mungesën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiç në Samitin e Berlinit, për të cilin tha se nuk i mungoi.

“Nuk e di pse nuk ka ardhur për besë, edhe nuk është që na mungoi fort. Ndoshta ndokujt, po sigurisht që jo mua”, deklaroi Kurti.

Kreu i ekzekutivit u shpreh se duke marrë parasysh se në samit u bisedua për situatën në Ukrainë, Vuçiç është frikësuar të jetë i pranishëm dhe se sipas Kurtit do të ishte i vetmuar.

“Bëhet fjalë për një samit në të cilin qartazi nga secili folës dënohej agresioni rus në Ukrainë dhe sidomos çështja me energjinë ku dihet se gazin e ka shndërruar në armë lufte presidenti despotik, Putin.

Dihet që për një situatë të tillë është frikësuar të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar  andaj edhe siç ka vepruar jo rrallë herë, sakrifikon dikënd tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës dhe qëndrimit të shtetit ku është president”, theksoi Kurti.

Të enjten në Berlin, 6 vendet e Ballkanit Perëndimor kanë nënshkruar 3 marrëveshje të përbashkëta rajonale.

Marrëveshjet e nënshkruara janë: marrëveshja për lëvizjen e lirë me karta identiteti për shtetasit e rajonit, njohja e diplomave universitare, dhe njohja e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve dhe arkitektëve.

Nënshkrimi i këtyre 3 marrëveshjeve mes gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor, mes Kosovës, Shqipërisë, Bosnjës, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, vjen  pas gati dy viteve negociata.

Sot në kryeqytetin gjerman, Berlin po mbahet Samiti i Berlinit, ku mikëpritës është kancelari gjerman, Olaf Scholtz.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply