Zhupa: Alibeaj s’do gjejë dot 61 kandidatë për bashkitë, vota e demokratëve nuk do të përçahet

Deputetja e PD, Ina Zhupa deklaroi se grupimi që mbështet Enkelejd Alibeajn, nuk do të jetë në gjendje për të gjetur kandidatë për zgjedhjet e ardhshme lokale. Në një intervistë për Euronews Albania, Zhupa tha se, vota e demokratëve nuk do të përçahet dhe se askush do të votojë për një person që është i destinuar të humbasë në zgjedhjet lokale. Ajo u shpreh se edhe vetë deputetët bashkë me Enkelejd Alibeajn e dinë shumë mirë që nuk do të fitojnë asgjë, por po e bëjnë të gjithën për t’i prishur punë PD-së. Sipas Zhupës, ky është një plan i parapërgatitur.

“Edhe ata e dinë që nuk kanë shans për të fituar ndonjë  bashki, por është thjesht ideja për të prishur punë. Fare nuk do përçahet vota e demokratëve. E para, unë vazhdoj të jem e bindur se në këto 6 muaj deri në regjistrimin përfundimtar, nuk do kenë dot kandidatë për 61 bashki, se nuk do pranojë njeri të dalë kundër demokratëve dhe opozitarëve. Asnjë opozitar, asnjë demokrat nuk do të votojë një kandidat që është i destinuar të jetë humbës. Edhe ata e dinë që nuk kanë shans për të fituar ndonjë  bashki, por është thjesht ideja për të prishur punë. Të jeni të bindur që nuk do të gjejnë 61 kandidatë”, theksoi ajo.

About Redaksia

Check Also

BIRN: PS kundër hetimit parlamentar të Ilir Beqjas për PPP-të në shëndetësi

Mazhoranca socialiste ka kundërshtuar të premten në Konferencën e Kryetarëve kërkesat e opozitës për ngritjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *