Përsëri trafik droge nga Ekuadori, kapen në portin e Durrësit 33.5 kg kokainë

Një tjetër ngarkesë me drogë nga Ekuadori është zbuluar në portin e Durrësit. Bëhet e ditur se janë sekuestruar 31 pako me lëndë të dyshuar kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë. Policia bëri të ditur se ka shoqëruar 8 persona.

Lënda narkotike është zbuluar në një prej kontenierëve të mbërritur në vendin tonë, nga Amerika Latine.

Sipas njoftimit të policisë së Durrësit, shërbimet e Policisë, bazuar në informacionin policor të administruar nga Policia shqiptare, kanë ushtruar kontroll të imtësishëm në një kontenier të ngarkuar me banane, që kishte ardhur nga Ekuadori, për llogari të një firme në Tiranë, duke qenë se nga kontrolli me skaner nuk ishte konstatuar ngarkesë tjetër përveç arkave me banane.

Si rezultat i kontrollit me qen antidrogë, shërbimet e Policisë konstatuan në 2 arka bananesh, 31 pako, të mbushura me lënd të dyshuar narkotike kokainë, me peshë totale 33.5 kilogramë.

About Redaksia

Check Also

SPAK: Bardhi nuk ka shpifur për akuzat ndaj Olsi Ramës tek kokaina

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nuk ka pranuar kallëzimin e Olsi …

Leave a Reply