Të konsideruarit e buxhetit vetëm shifra është një koncept dogmatik

Nga Bujar LESKAJ

⁰Pavarësisht përpjekjeve të ministres dhe të përgjigjeve që dha e të cilat ishin thjesht shifra, në mendimin tim ato nuk ishin korrekte, të paktënpërsa u përket pyetjeve të mia.

Buxheti nuk është thjesht vetëm shifra! Të konsideruarit e buxhetit vetëm shifra është një koncept dogmatik, i vjetëruar.

Buxheti është programi më i lartë ekonomiko- financiar i vendit, është një program politik, jo politik përsa i përket një partie në pushtet, por politik në aspektin ekonomik, social, etj.

Në këtë kontekst dua të theksoj se pyetja ime, e cila konsistonte nëse keni vënë në buxhetin tuaj nevojën ulëritëse që ka realiteti shqiptar për të treguar vëmendjen e duhur dhe të merituar ndaj shtresave në nevojë, NUK gjeti përgjigje.

Dhe kjo vëmendje do të tregohet nga ne si politikanë kur ne të përcaktojmë minimumin jetik.

Duke përfituar nga lapsusi im, me të drejtë Braçe tha që po është gabim edhe kur ka qenë PD në pushtet; është gabim akoma më i rëndë tani që jeni ju, sepse ka nëntë vjet që ka ikur Partia Demokratike nga pushteti dhe ju ende nuk keni përcaktuar minimumin jetik.

Minimumi jetik rrjedhon, është derivat i gjithë programit, i gjithë projektbuxhetit që ju paraqisni.

Por ju, megjithëse jeni nëntë vite në pushtet nuk jeni fokusuar në këtë drejtim, megjithëse keni patur sugjerime edhe nga FMN, edhe nga Shoqëria Civile. (Po i heq fare unë sugjerimet e vazhdueshme të opozitës, meqënëse ne i kemi për arsye politike.)

Ju edhe sot nuk e keni në qendër të vëmendjes. Përpara një apo dy muajsh FAO në një studim në rang botëror që kishte bërë rendiste se 900.000 shqiptarë kanë pasiguri ose pamjaftueshmëri ushqimore. E përkthyer në përqindje ishte 32% e të gjithë qytetarëve shqiptarë.

Në botë shifra ishte 29.3%.

Pra ne jemi rreth 3% më lart se mesatarja botërore. Pikërisht kjo gjë duhet t’ju shqetësojë ju. Dhe në rast se do të jetë në vëmendjen e prioritetin tuaj, atëherë vërtet do të kemi një projektbuxhet ndryshe. Dhe në këtë kontekst edhe ju do të jeni edhe më e saktë, edhe më e sinqertë, edhe më e çlirët në përgjigjet tona.

Këtu nuk është problemi për të kthyer vetëm përgjigje politike, sepse jo vetëm ne deputetët e opozitës, por as deputetët e pozitës nuk kanë asnjë fuqi në karrierën tënde! E ka një njeri, shumë mirë. Kthejeni si të doni sektin, mbretëri, sekt, puna juaj.

Ju duhet të na ktheni një përgjigje korrekte për atë që pyesim ne! Unë ju pyeta me një shqetësim qytetar dhe atë shqetësim e kanë të gjithë deputetët e Kuvendit të Shqipërisë, edhe të Partisë Socialiste krahas nesh.

Që, megjithëse të përndjekurve politikë ne u njohëm pafajësinë qysh në vitin 1991 dhe pas disa peripecish po ne përcaktuam në vitin 2008 ligjin për dëmshpërblimin e tyre ne do të vazhdojmë që me këtë ritëm dëmshpërblimi për ta të finalizohet në vitin 2050???

Apo do të përpiqemi?

Apo do të vazhdoni të jepni përgjigje shabllon, që ka qenë shifra 1 miliard lekë po kjo shifër bie, si pasojë e PBB. Normal që kjo shifër do të bjerë, sepse është rritur PBB! Por politika juaj ku është?

Në të gjithë këto vite, që nga ligji i PD i vitit 2008, në këto 9 vite që ju jeni në pushtet nuk e keni ndjerë të nevojshme që këtë parimin fiskal që të ardhurat nga privatizimi 50% të jenë për shlyerjen e borxhit, 20% për të përndjekurit dhe 30% për investimet?

Ju citoni dhe nxirnni vlera, të cilat janë vlera të ulëta. Ato vërtet janë vlera të ulëta, por privatizimet strategjike ju nuk i parashikoni dot, se jeni edhe të paaftë për t’i parashikuar, por edhe se ka edhe shumë klientelizëm, sepse vendimet i merr një njeri!

Ne si kuvend kemi për detyrë ta vendosim në ligj.

Ky është koncepti i të parit të buxhetit dhe i të përgjigjurit, zonja ministre. Nuk është ajo që të vini këtu në komision, lexoni disa shifra, në të cilat nuk jeni tërësisht e saktë; bëni disa interpretime dhe kaq.

Dhe kjo nuk ju jep ju të drejtën të jepni disa këshilla opozitës. Ju mbase nuk doni as opozitë. por demokracitë kështu funksionojnë. Ka pozitë dhe opozitë! Por ju do të jeni mazhorancë për aq kohë sa ne të jemi të paaftë me gjithë këto zullume, me gjithë këtë korrupsion që keni ju!

Dhe, së fundmi po përcjell disa vargje të Nolit, por jo strofën e fundit, që mos të mërziten “kolegët deputetë” dhe të mos mendojnë se po bëj thirrje:

“…se mileti po gatitet,
se tirani lebetitet,
se pëlcet, kërcet furtuna,
fryhet Vjosa, derdhet Buna…”
Strofën, e cila përfundon “…Që nga Shkodra gjer në Vlorë!…”, nuk po e përfundoj!…

About Redaksia

Check Also

Korreshi: Do verifikojmë të gjitha votimet në Kuvend, deputetët e mazhorancës të lënë qejfet…

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka reaguar pas anulimit të votimit në seancën plenare të 7 …

Leave a Reply