Berisha përshëndet Samitin e Berlinit: Arkivuan projektin antishqiptar të “Ballkanit të Hapur”

Deklaratë e Partisë Demokratike

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një gadishull që shikon dhe ecën drejt të ardhmes!

Partia Demokratike përshëndet Samitin e djeshëm të Berlinit dhe rezultatet e tij.

Me marrëveshjet e firmosura për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave dhe njohjen e kualifikimeve për disa profesione Ballkani është bërë më i lirë, më i barabartë dhe më i drejtë.

Vetëm një Ballkan i shteteve të barabarta është një rajon që ecën drejt Bashkimit Europian drejt së ardhmes.

Në këtë kontekst, marrëveshjet e djeshme për lëvizjen e lirë me letërnjoftime, njohjen e diplomave si dhe kualifikimeve shkencore, janë akte me rëndësi që prekin direkt liritë e qytetarëve, bashkëpunimin midis shteteve dhe popujve të rajonit dhe përbëjnë një arritje thelbësore për qytetarët dhe anëtarët e pakicave kombëtare.

Këto arritje të procesit gjithëpërfshirës të Berlinit, arkivojnë përfundimisht në të shkuarën, projektin përçarës antishqiptar Serbo-Rus të “Ballkanit të Hapur” apo aleancës trilaterale Beograd – Tiranë – Shkup të serbomadhit Vuçiç të mbështetur fuqimisht nga rusët dhe multimiliarderi George Soros.

Partia Demokratike përshëndet rezultatin dhe suksesin e këtij Samiti dhe deklaron se mbetet e vendosur të mbështesë plotësisht procesin e Berlinit.

About Redaksia

Check Also

SHBA kërkon rishikim të reformës në drejtësi/ Deklarata e Kryetarit të Nënkomisionit për Punët e Jashtme në Kongres

SHBA ka ngritur shqetësime për reformën në drejtësi. Kongresmeni amerikan, Keith Self, ka folur për …

Leave a Reply