Korrupsion erotik i diplomatëve të huaj në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha tha sot se rol të padiskutueshëm në mbrojtjen e qeverisë së Tiranës luan herë herë edhe korrupsioni erotik diplomatëve.

“Së fundi, një rol të padiskutueshëm në fugën masive të shqiptarëve nga Shqipëria luan herë-herë dhe korrupsioni ndërkombëtar, politik, monetar dhe erotik i Tiranës zyrtare për të siguruar mbështetje politike të pamerituar për regjimin monist të saj. PD i konsideron shqiptarët që largohen nga Shqipëria, viktima të një regjimi që nuk i lejon të votojë qytetarët e lirë dhe që i vjedh dhe i plaçkit ata gjer në palcë, që ka shndërruar pasuritë e tyre të mëdha publike në një mallkim për qytetarët e këtij vendi dhe ka zëvendësuar shtetin ligjor me narkoshtetin e parë dhe të vetëm në Europë. PD angazhohet të punojë fort që shqiptarët të votojnë të lirë dhe të shndërrojnë Shqipërinë, vendin e pasurive të mëdha dhe resurseve të pafundme në vendin ku shqiptarët të ndërtojnë ëndrrat e tyre të bukura, të ardhmen që meritojnë”, deklaroi Berisha duke renditur arsyet e shpopullimit.

Mediat e pyetën për korrupsion monetar erotik të disa diplomatëve në Tiranë, me konkretisht për të thënë emra.

“Pse u ndale te korrupsioni erotik dhe nuk u ndale te ai politik dhe monetar? Unë thashë tre forma. Është realitet. Unë e them me keqardhje, por e them se do mbroj interesin e vendit tim se kombi im po shpërbëhet. Asgjë s’më pengon mua të jem avokat i vendit tim.”

About Redaksia

Check Also

Bardhi i nxjerr shifrat Iris Luarasit: Qindra mijëra euro nga buxheti i shtetit, je rrogtare e Ramës!

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, i ftuar në emisionin “Opinion”, po flet …

Leave a Reply