Dushaj: Nga Tropoja do nisë çlirimi i vendit nga ky sekt kriminal i rilindjes

Nga Besnik DUSHAJ

Dhjetëra mesazhe më erdhën dje dhe sot nga punonjës të administratës publike ku shpjegonin presionin me heqje nga puna që ushtrohej ndaj tyre për të qënë pjesë e takimit elektoral të Edi Ramës në Tropojë.

Kjo është diktatura e Rilindjes.

Pasi pushoi nga puna qindra tropojanë anë e mbanë Shqipërisë, pasi hoqi nga ndihma ekonomike dhjetëra qindra familje tropojane, pasi i detyroi ato të paguajnë fatura fiktive të energjisë elektrike duke i kërcënuar me burg, pasi i vendosi traun rrugës së Kombit, pasi i largoi çdo institucion Tropojës, duke i zhvendosur qindra kilometra larg, si në Kukës, Lezhë apo Shkodër, pasi e la Tropojën gjithë këto vite në harresë totale, me mungesë të theksuar investimesh në raport me të gjitha bashkitë e tjera, pasi po bën çdo përpjekje të shpopullojë Tropojën me veprime raciste antikombëtare, kryerilindasi vjen në qytetin tonë për të vazhduar show-n bajat me barcaletat e tij të dala boje.

Dhe tallja vazhdon akoma, ku i emëruari i tij pa vota në krye të bashkisë, deklaron se do e rikthejë hipotekën tani 6 muaj para zgjedhjeve. Hipoteka aty ishte, aty ishte edhe gjykata, dhe institucioni i paraburgimit, por i larguat që t’u vështirësoni jetën qytetarëve të Tropojës për ta shpopulluar këtë vend dhe tani, 6 muaj para zgjedhjeve, po na i riktheni gjoja institucionet me rradhë me ndërhyrje të fuqishme, a thua se ju nuk ishit në ato karrige ku jeni dhe sot kur këto institucione u zhvendosen. Çfarë ndryshoi? Thjesht erdhën zgjedhjet.

Kjo është një tallje e madhe që kryerilindasi i emëruar pa vota dhe rilindasit e tjerë lokal u bëjnë qytetarëve të Tropojës.

Pa harruar të përmendim dhe rastin e sotëm, kur nxorrën brutalisht nga salla Z. Halil Gjongecaj, një qytetar i ndershëm i Tropojës, për arsyen e vetme që shprehu mendimin dhe indiniatën ndaj këtij kryeministri dhe keqqeverisjes së tij. Unë dënoj me ashpërsinë më të madhe sjelljen brutale që u bë ndaj Halilit dhe jam i bindur se tropojanët do e refuzojnë me përçmim këtë sekt anti-Tropojë dhe anti-Komb.

Rilindasit se kuptojnë se tropojanët nuk intimidohen dot, nuk frikësohen e as nuk blihen dhe përgjigjen do ja japin shumë shpejt këtij regjimi siç dhe ja kanë dhënë gjithë këto vite.

Nga Tropoja e bijëve legjendarë, Azem Hajdari dhe Sali Berisha, do nisë çlirimi i vendit nga ky sekt kriminal i rilindjes.

About Redaksia

Check Also

Ymer Barçi prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Matit

Të dashur demokratë, anëtarë e simpatizantë Të dashur matjanë! Të nderuar zonja dhe zotërinj! Unë …

Leave a Reply

Your email address will not be published.