Fundi i një historie dashurie!

Është fundi i një historie të madhe dashurie mes Gerard Pique dhe Barcelonës. Mbrëmjen e kësaj të enjte qendërmbrojtësi spanjoll bëri të ditur se sfida ndaj Almerias në Camp Nou do të jetë ndeshja e tij e fundit, duke i dhënë kështu fund karrierës së tij në fanellën blaugrane (615 ndeshje, 53 gola dhe 15 asistime). “Tani që ëndrrat e mia të fëmijërisë u realizuan, dua t’ju them se është koha për ta mbyllur këtë cikël. Unë gjithmonë e kam thënë se pas Barcelonës nuk do të luaj me asnjë klub tjetër, dhe kështu do të ndodhë. (…) Herët a vonë, do të kthehem. Shihemi në Camp Nou. Visca Barca.”

Një njoftim plot emocione të papritura por jo më pak të palogjikshme, kur dihet se mbrojtësi 35-vjeçar nuk është më në planet e trajnerit të tij Xavi Hernandez që në fillim të sezonit, i ulur në stol dhe i pesti në hierarkinë e qendrës së mbrotjes. Megjithatë, Pique mbetet një nga shtyllat e këtij formacioni blaugrana, pas 14 sezoneve profesionale të kaluara në Katalonjë. “Gerard Pique po përfundon karrierën tij te Barcelona. Qendërmbrojtësi legjendar ka publikuar një video emocionuese përmes rrjeteve sociale, duke bërë të ditur se e shtuna e 5 nëntorit do të jetë ndeshja e tij e fundit me fanellën e Barçës në Spotify Camp Nou. Një blaugran që nga lindja e tij largohet nga klubi”, lexojmë në njoftimin për shtyp.

About Redaksia

Check Also

“Dueli i së ardhmes”, në Spanjë të sigurt: Endrick-Yamal, yjet e futbollit botëror!

C.Ronaldo- Leo Messi, dueli i tyre i përjetshëm, dhe ajo që i dy yjet e …

Leave a Reply