Revolta/ Banorët e Kodrës së Priftit: Duam atë që na takon, mos t’ia japin Tom Doshit për ndërtim

Banorët e Kodrës së Priftit, 40 banesa të të cilëve preken nga projekti i Unazës së Madhe, nga segmenti verior i saj, kërkojnë që të strehohen, ose t’iu ndërtohen banesat siç i kanë patur, në tokën që është bosh dhe që më parë ishte projektuar për kalimin e rrugës, sipas projektit të parë.

Një banore e moshuar tha për emisionin “Fol” në MCN TV, se është vetë i shtatë bashkë me djalin dhe fëmijët e tij.

E bleu tokën çuni, i cili ka punuar tek Treni me tregti, gjithë paratë e tregtisë i hodhi këtu. Ka punuar që të ndërtojë shtëpinë. Ne nuk jemi kundër Unazës, por të bëhet siç duhet dhe të na strehojnë diku. Na thonë 3 vjet me qira, po ç’të bëj 3 vjet me qira? Jemi në pikë të hallit. Me çfarë të ndërroj një shtëpi tjetër? Edhe çuni… ku ka çuni të ardhura, ka 3 kalamaj në shkollë, kush e ndihmon atë. Gruaja që punon ku të gjejë punë.”

Një tjetër banor, me emrin Adem Balla, tha se ka 22 vjet që jeton dhe kur ndërtuan nuk iu tha askush se kalonte Unaza.

“Pyetën topografët dhe na thanë se nuk i kap. Jam 50 metër larg dhe nuk më kap. Nuk jam kundër zhvillimit, duan atje, atje le ta bëjnë, por ne të na japin atë që na takon. Më ka dalë kompensimi si tokë bujqësore me 448 lekë të reja, sa një paketë cigare. E kam blerë 25 mijë lekë të vjetra metrin katrorë para mbi 20 vitesh. Sot ma çon me 448 lekë. Kam certifikatë pronësie të tokës, shtëpinë e kam në proces legalizimi. Nuk na kanë skualifikuar. Jam interesuar te AKK e Artan Lames, në Rinas dhe atje nuk më japin asnjë lloj përgjigje. Punoj me 40 mijë lekë të reja, jam vetë i katërt, nuk kam mundësi as për shtëpi, tjetër, se kam dhe prindërit. Me që po e prishin, të ma ndërtojnë tek vendi bosh. Le ta zhvillojnë zonën, por të ma ndërtoj siç e kisha.”

Një tjetër banor, tha se që 19 vjeç ka qenë në kurbet dhe e ka blerë tokë me akt noterial.

“Duke punuar jashtë, duke investuar. Nuk u tha asnjëherë që mos ndërtoni. Erdhi momenti kanë futur projektin këtej. Kush e bëri dhuratë e dinë të mëdhenjtë. Shumica janë të palegalizuar këtu. Banesë sociale? Ç’u pa kjo punë. Vetëm unë punoj në ndërtim, gruaja pa punë, kam dy kalamaj. Siç po ikin të gjithë, po erdhi fadroma të na prishi, do iki në emigrim.”

Një tjetër banore tha se “Edi Rama mos t’ua japë shokëve të vetë vendin, por ta çojë atje ku ka qenë”.

Tom Doshi shoku kujt është? Tom Doshi bashkë me Kastratin janë. Kush janë ata, a janë njerëzit e Edi Ramës? Të faktuar janë, përderisa u jep vende për të ndërtuar shtëpi vetëm këtyre. Gjithë pjesën e Shkozës e ka mbushur Tom Doshi, gjithandej Tom Doshi”./MCN

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply