Berisha: Edi Rama do shkojë në burg, do përgjigjet para ligjit për të gjitha vjedhjet!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me banorët e Kombinatit, Unazës së Re dhe Astirit tha se, Edi Rama do shkojë në burg dhe do të përgjigjet para ligjit për të gjitha vjedhjet. Berisha theksoi se, edhe ligji i parashtrimit i depozituar në Parlament për këtë arsye është hartuar që funksionarët si kryeminsitri apo ministrat të përgjigjen para ligjit edhe sikur prapa diellit të shkojnë.

Edi Rama në burg. Sado të duket e ashpër, ju them se vjedhjet që ka bërë ai njeri janë më të mëdha se të gjitha qeverive gjatë një shekulli, qëkur është themeluar shteti shqiptar. Ai vend tjetër nuk ka, veçse në burg. Pikërisht për këtë kemi çuar në Parlament ligjin e parashkrimit. Pse e dërguam? I humbet zgjedhjet dhe ia mbath dhe pret që të vijë koha e parashkrimit që të rikthehet. Nuk ka më parashkrim. Edhe prapa diellit të shkojë do ta ndjekë kjo gjer sa të përgjigjet para ligjit”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Shqipëria në këto momente nuk plotëson më kriteret politike si anëtare e NATO-s!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u ndal te situata aktuale e Shqipërisë, duke vlerësuar …

Leave a Reply