Berisha: Fasha 800 KW prek 60% të popullsisë, do ulim çmimin e energjisë në 7 lekë!

Kryetari i PD-së Sali Berisha u ndal edhe te rritja e energjisë elektrike pas fashës 800 kWh duke theksuar se ajo prek 60% të popullsisë. Berisha premtoi se me ardhjen e PD-së në pushtet, çmimi i energjisë do të ulet në 7 lekë për kilovat.

Berisha: Nuk mund të ekzistojë fasha 800 KW. Ajo prek 60% të popullatës. Është gjithçka e krijuar nga vjedhja. Shqipëria prodhoi edhe këtë vit 100% të energjisë që konsumon. Por këta çfarë bëjnë? E shesin energjinë e digave tona me çmim 40 euro megavati dhe këtë e rishesin pastaj me 140 euro që të ndajnë 100 euro me qeveritarët dhe tregtarët e tyre. Kjo merr fund. Garantoj biznesin se çmimi i energjisë do zbresë 7 lekë. Garantoj familjarët se nuk do të ketë kurrë një fashë me 800, por çmimi do të zbresë nën 95 lekë, do të zbresë në 76 lekë.

About Redaksia

Check Also

Lubonja: Basha nuk di të bëjë llogari, ndaj mbështet SPAK pa pasur asnjë vërejtje!

Analisti Fatos Lubonja u shpreh gjatë emisionit ‘Open’ se Lulzim Basha nuk di të bëjë …

Leave a Reply