Berisha: Hapim siparin e protestave deri në largimin e Edi Ramës!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës së Re tha se, kryeministri i vendit flet me një gjuhë të turpshme të shthurur që asnjë njeri që ka kontrollin më minimal ndaj vetes nuk ia lejon një gjuhë të tillë në mitingje, parlament e kudo.

“A mund të quhet ky njeri me ndjenja ky, kur ka 4 vite, 25 km nga këtu ku jemi ne, në fshatrat e Bubqit që, gra shtatzëna, foshnje të sapo lindura, të moshuar jetojnë në çadra, kurse vetë ky fluturon në avionë me dhomë gjumi ultra luksoze. Jo vetëm avion-taksi, por me dhomë gjumi. Çfarë është ky njeri? Absolutisht vetëm hajdut. Një fjalë e urtë thotë: Kur nuk ke turp bën çdo gjë dhe thua çdo gjë. Shikoni këtë njeri, bën çdo gjë dhe nuk le gjë pa thënë.

Flet me një gjuhë të turpshme të shthurur që asnjë njeri që ka kontrollin më minimal ndaj vetes nuk ia lejon një gjuhë të tillë në mitingje, parlament e kudo. Këtij i ka kaluar koha, ndaj dhe ne fillojmë, hapim siparin e protestave gjer në largimin e tij. Ky është bërë një ordiner që beson se qytetarëve shqiptarë mund t’u shesësh çdo gënjeshtër.

U thotë se fluturimi i tij me charter kushton sa gjysma e udhëtimit tuaj me easy jet, apo gjysma e biletës kur udhëtoja unë dikur. Ky jeton me një botë urrejtje ndaj qytetarëve, ndaj njerëzve të thjeshtë, ndaj intelektualëve, ndaj pedagogëve, ndaj biznesmenëve, përveç atyre që i çojnë me valixhe milionat e eurove”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Politikanët italianë: Telefonata e Ramës me drejtorin e RAI-t, përpjekje për ndikim!

Në Itali vazhdojnë reagimet e forta nga politika pas telefonatës skandaloze të kryeministrit shqiptar, Edi …

Leave a Reply