Berisha: Po të mos plaçkiste votën, Rama nuk do ishte as 4 ditë në pushtet!

Kryetari i PD, Sali Berisha, në takimin me banorët e Kombinatit, Astirit dhe Unazës së Re preku edhe plagën e madhe të shqiptarëve atë të shpopullimit të Shqipërisë nga qeveria e Edi Ramës. Berisha tha se, shqiptarët po largohen pasi ajo që vret më shumë shpresën është humbja e besimit tek vota.

“Po pyesin këto kohë mediat britanike dhe botërore: Ç’po ndodh me shqiptarët? Çfarë po ju vret atyre shpresën? Po ndodhin shumë gjëra. Por ajo që vret më shumë shpresën është humbja e besimit tek vota. Se shqiptarët nuk janë të pa mençur, jo, janë të mençur, por dhe ata e kuptojnë se nëse në vendin e tyre pushteti do të ndërrohej me votë, një njeri si ky nuk mund të rrinte as 4 ditë në pushtet. Por ky plaçkit votën, ndaj dhe ata ikin.

Edi Rama është një armik i shqiptarëve. John Kennedy thotë një gjë shumë të drejtë. Tre janë armiqtë kryesore të njeriut: tirania, sëmundja dhe varfëria. Edi Rama operon me tiraninë, fiktivitetin e votës, vendosi pushtetin absolut, por po kaq mizore është tirania e varfërisë, e mospasjes”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Thirrja e drejtuesit të Ambasadës së SHBA: Njerëzit duhet të ngrihen kundër keqqeverisjes dhe korrupsionit

Zëri i Amerikës:  Zoti Wisner, drejtësia duket se mbetet një prioritet për diplomacinë amerikane në …

Leave a Reply