Berisha: Protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë

Në takimin me banorët e Unazës së Re, Astirit dhe Kombinatit, kreu i demokratëve Sali Berisha u ndal edhe te protesta kombëtare e 12 nënëtorit. Sipas Berishës, protesta e 12 nëntorit do të jetë e paparë ndonjëherë në Tiranë pasi kemi një armik përballë.

“PD është e angazhuar kryekëput në dy veprimtari të një rëndësie të jashtëzakonshme. E para, në një protestë të fuqishme, të paparë ndonjëherë në Tiranë. Të paparë ndonjëherë në Tiranë sepse kurrë në 30 vite ju banorë të Kombinatit, të Astirit, të Tiranës dhe të mbarë Shqipërisë nuk keni patur në krye të qeverisë një armik të qenies tuaj. Një armik të identitetit tonë kombëtar. Një armik të fëmijëve tuaj, të shkollimit tuaj, një armik të shëndetit të secilit prej jush dhe të çdo shqiptari. Dhe kjo, jo vetëm ka shkatërruar sistemin e drejtësisë, jo vetëm se njeriu që ju premtoi ju shërbim shëndetësor falas me politikat që ka ndjekur ka bërë që ju të paguani sot për shërbimin shëndetësor më shumë se të gjithë qytetarët e tjerë të Europës. Jo vetëm për këto, por edhe faktin se këtë qytet ku ju jetoni e ka shndërruar në më të ndotur se kurrë në historinë e tij, këtë qytet ku ju jetoni, ku rrisni fëmijët tuaj, ku ndërtoni jetën, e ka shndërruar me lejet e ndërtimit dhe faktorë të tjerë në qytetin e 250 më të ndotur të botës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Kokaina e Xibrakës, Bardhi: Ja si Olsi Rama përdorte makinën e trafikantëve të drogës

Kryetari i Grupit Parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka zbuluar detaje në emisionin “Opinion” lidhur …

Leave a Reply