Berisha: Njëri i jep urdhër Ramës të mbyllë kopshte, tjetri të hapë doganat e të shkatërrojë prodhimet shqiptare!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka quajtur Edi Ramën një skllav të Aleksandër Vuçiç, pasi me urdhër të tij ka hapur doganat që të shkatërrojë prodhimet shqiptare. ‘Çfarë prindi mund të jetë ai që mbyll kopshtin e 250 vogëlushëve’, theksoi Berisha duke kujtuar edhe vendimin e Ramës për të mbyllur shkollën dhe kopshtin me urdhër të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan.

“Çfarë prindi mund të jetë ai që mbyll kopshtin e 250 vogëlushëve? A mund ta bëjë një prind këtë, duke marrë urdhër nga kryetari i një shteti tjetër? Si mundet? Çfarë prindi është ai që udhëton 137 herë me avion charter, shpenzon 22 milionë euro, në një kohë kur fëmijëve në spitalet tona u mungojnë ilaçet për të shpëtuar jetën e tyre dhe ka gazetarë që kanë paditur ministren. A quhet njeri ky? Se për të qenë prind nuk mjafton të kesh fëmijë, por duhet të kesh ndjenja.

Ky rend si vasal i Aleksandar Vuçiç nga Samiti në Samit, duke e mbrojtur, në një kohë kur Europa dhe NATO i thotë zotëri do të qëndrosh me rusët apo do kthehesh këtej? Ky është i vetmi njeri në Europë, skllav i Vuçiç që thotë mos ma luani padronin, mos i thoni të zbatojë sanksionet se populli serb 80% e tyre duan Putinin. S’e thotë askush këtë përveç Edi Ramës. Njëri i jep urdhra për të mbyllur shkolla e kopshte, tjetri i jep urdhra për hapur doganat, për të shkatërruar prodhimin shqiptar. Mijëra lopë race janë therë në të katër anët e Shqipërisë dhe shqiptarët pinë qumësht pluhur që vjen nga Serbia. Tani po u heq tarifën që u takon birrë prodhuesve të vendit për vëllezërit Kariç dhe të mbyllë e të lërë pa rroga mijëra familje të punësuar në këtë industri”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Prioritet do të jetë trajtimi i reformës zgjedhore!

Grupi i Dialogut nisi sot punën në Komisionin e Ligjeve. Në mbledhje të pranishëm ishin nga opozita …

Leave a Reply