Berisha: S’do pranojmë kurrë guvernatorë në këtë vend. Soros njeriu më i rrezikshëm i mafies politike botërore!

Kreu i PD Sali Berisha ka theksuar edhe njëherë tjetër se s’do pranojmë kurrë guvernatorë në këtë vend. Berisha tha se, Soros është njeriu më i rrezikshëm i mafies politike botërore dhe se në Shqipëri kishte për synim të asgjesonte PD-në dhe ta shndërronte atë në një shtojcë të partisë së Edi Ramës.

Berisha: Jemi përballur me njërin prej njerëzve më të rrezikshëm të mafies politike, botërore, George Soros. Ai kishte projekt asgjësimin e PD, shndërrimin e saj në një shtojcë të partisë së Edi Ramës, kjo është e vërteta. Dy ditë më parë guvernatori republikan i Floridës, De Santis, i thotë Sorosit se ti je një armik që po kërkon të shkatërrosh Amerikën, unë të shpall luftë dhe do të të shkatërroj. Ua solla këtë shembull për të realizuar vetë se në çfarë kushtesh u rithemelua dhe u ngrit fuqishëm PD.

Ne jemi parti që kemi hapur Shqipërinë, jemi parti që kemi shënuar të gjitha arritjet e derisotme të saj në rrugën e integrimit, nga anëtarësimi në KiE, NATO, vizat dhe marrja e statusit të kandidatit në BE. I arritëm me vështirësi, por bëmë gjithçka që shteti të funksiononte, ekonomia të funksiononte, të drejtat të respektoheshin. U jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë ndërkombëtarë. Nuk kemi asnjë tendencë ksenofobie, por sot dhe kurrë, e deklaroj këtu publikisht guvernatorë në këtë vend nuk do të deklarohen sa kohë të jetë Partia Demokratike në pushtet.

About Redaksia

Check Also

SPAK ka hetuar vetëm 3 javë për Veliajn dhe ka mbyllur çështjen! Si ka mundësi që heton prej 3 vitesh Berishën pas asnjë provë

DEKLARATA E KORDINATORIT RAJONAL TË TIRANËS, KLEVIS BALLIU: Më 9 shkurt 2024, në emër të …

Leave a Reply