Berisha: Pjesëmarrja në protestë është një kusht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi

Kryetari i PD, Sali Berisha, në komunikimin e tij me qytetarët në rrjetin social, Facebook tha se, pjesëmarrja në protestë është një kusht jashtëzakoniosht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.

“Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërise dhe të këtij vendi.

PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor.

Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.

Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Ish-prokurori: KLP është politike, pse nuk reagon kur Rama intimidon prokurorët?

KLP reagoi duke mbajtur anën e SPAK pas deklaratave të kreut të PL, Ilir Meta. …

Leave a Reply