Protesta/ Berisha: Ora 16:00 e 12 nëntorit është ora e shqiptarëve

Kryetari i PD, Sali Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje masive në protestën e datës 12 nëntor në orën 16:00. Berisha tha se do të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë.

“Do përpiqem për të bërë çdo gjë për një kthesë të rëndësishme të kësaj shoqërisë dhe të këtij vendi. PD është e përqendruar në këtë kthesë, në realizimin e kësaj kthese të madhe.

Ndaj dhe unë zgjodha të bisedoj me ju së pari për axhendën tonë, e cila konsiston në protestën e fuqishme të orës 16:00 të datës 12 nëntor. Në të cilën pjesëmarrja juaj, e mbarë qytetarëve shqiptarë, është një kusht jashtëzakonisht i rëndësishëm për triumfin e opozitës ndaj këtij regjimi.

Por shoqërisë shqiptare, ndaj këtij regjimi që mediat më të madha në botë e konsiderojnë shtet të falimentuar, në të vërtetë ky është një regjim monist i njëjtë me atë të Vietnamit, madje diktatura komuniste atje ka një performancë më të mirë ligjore se narkoshteti i Edi Ramës”.

“Data 12 nëntor, ora 16:00 është ora e shqiptarëve. Ndaj dhe ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë herë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Gazetarja denoncon skandalin tjetër/Drejtorët i dhanë vetes tenderin për prishjen e 22 pallateve

Ola Xama ka qenë e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku foli …

Leave a Reply