Berisha: Shkaku themelor i largimit të shqiptarëve është votimi fiktiv si në diktaturë

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, shkaku themelor i largimit të shqiptarëve është votimi fiktiv si në diktaturë. Ai tha se, Edi Rama është një armik i egër i lirive të shqiptarëve.

“Në Shqipëri, problematikat shtohen çdo ditë, varfërimit dhe mjerimit të shqiptarëve u shtohet cinizmi i këtyre qeveritarëve me në krye të Edi Ramës, i cili në këto momente kur jemi kthyer në kombin e gomoneve, është kryeministri më i kushtueshëm në botë. Shpenzon 22 milionë euro për 137 fluturime me çarter dhe si skuth si përgjigje ndaj këtij akti ka vetëm mashtrimin.

Ai u deklaron shqiptarëve se udhëtimi i tij me çarter kushton sa gjysma e një bilete avioni me biznes-klas. Ai ka paturpësinë t’u thotë shqiptarëve çdo gjë dhe të bëjë me ta, çdo gjë.

Një fjalë e mençur thotë se kur nuk ke turp, thua dhe bën gjithçka. Në fakt sot kjo ndodh me Edi Ramën dhe qeveritarët e tij.

Edi Rama është një armik i egër i lirive të shqiptarëve. Ai e ka shndërruar sistemin e votimit në një sistem fiktiv njëlloj si në diktatura.

Ky është shkaku kryesor dhe më themelor pse shqiptarët mbushin gomonet në aventurën e tmerrshme në kanalin e La Manshit.

Shqiptarët janë rrokullisur sot të fundit për pagesat, për rrogat, për pensionet, për ndihmën ekonomike”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Në 2022 mori patentën/ Berisha: Porosia është e Edi Ramës, Çuçit dhe organizatorit Ardi Veliu

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka akuzuar Edi Ramën, Bledi Çuçin dhe Ardi Veliun …

Leave a Reply

Your email address will not be published.