Bojkoti/ Pedagogët: Nesër protestë kombëtare para Universitetit Politeknik

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bërë thirrje për protestë kombëtare ditën e martë, më 8 nëntor, ora 11:00, përpara Korpusit të Universitetit Politeknik, duke qartësuar se ka pezulluar vetëm përkohësisht, bojkotin e procesit arsimor.

Kryetari i Sindikatës, Aleksandër Kovaçi, në një deklaratë para mediave, tha se pavarësisht protestave deri më sot “për habinë e gjithkujt, qeveria heshti dhe bëri disa lëvizje të pasigurta. Madje, segmente të caktuar në vend të impenjoheshin për ndryshimin e gjendjes, u përfshinë në fushatë kundër punonjësve të universiteteve, qëndrim që nuk i bën nder një vendi që kërkon të integrohet”.

Ai lajmëroi se “Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë, e interesuar për vazhdimin dhe normalizimin e jetës akademike, vendosi:

Vazhdimin e protestave në të gjitha format demokratike dhe institucionale, përfshirë protestat kombëtare universitare periodike, deri në vlerësimin dhe zgjidhjen e kërkesave të parashtruara, por duke pezulluar përkohësisht, e theksoj, përkohësisht, bojkotin e procesit mësimor, duke përmbushur detyrimin tonë akademik, atë të përçimit të dijes te studentët.

Të gjithë llojet e protestave, përfshirë grevat e çdo lloji, vazhdojnë të qëndrojnë si mundësi finale për realizimin e të gjitha kërkesave të peticionit dhe më gjërë.

Vendosi të zhvillojë protestën kombëtare universitare të radhës, ditën e martë, domethënë nesër, datë 8 nëntor 2022, ora 11 para Korpusit Qëndror të Universitetit Politeknik të Tiranës.  Të gjithë bashkë për arsimin e lartë publik – prioritet kombëtar. Misioni akademik vazhdon”, nënvizoi kreu i sindikatës.

Sindikata e Pedagogëve dhe Sindikata e Punonjësve të Universiteteve prej më shumë se tre javësh kanë bojkotuar mësimin në shenjë proteste për moszgjidhjen e kërkesave të tyre drejtuar ministrisë së Arsimit dhe qeverisë. 16 tetori do të niste me bojkot, i cili do të vijojë të paktën deri të premten. Ata kërkojnë nga ministria e Arsimit dhe qeveria rritjen me 30% të pagave këtë vit dhe 20% vitin që vjen ndërkohë që kërkojnë më shumë financime sa i përket kërkimeve shkencore. Kryeministri i është përgjigjur protestës së tyre dhe ka ofruar zgjidhjen e tij duke ofruar rritjen me 15% të pagave ku 8 % do mbulohej nga shteti dhe 7% nga universitetet. Kjo u refuzua nga ata.

About Redaksia

Check Also

Foto-lajm, Rama duket si kufomë nga kokaina

Rama në Shkup mbrëmë gjatë një takimi me kreun e BDI, Ali Ahmeti. Në foto …

Leave a Reply