Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka dorëzuar sot një padi në gjykatës ndaj dy policëve, që sipas tij e kanë dhunuar gjatë protestës për Teatrin Kombëtar.
Mëngjesin e 17 majit 2020, me urdhër të Edi Ramës, mijëra policë kanë dhunuar, arrestuar qindra qytyetarë dhe kanë shkatërruar mëngjesin e sotëm Teatrin Kombëtarë.
Policia ka marrë zvarrë mbrojtësit e Teatrit. Në pamje që ka publikuar SYRI dallohen momentet e para të ndërhyrjes së policisë dhe dhunën e ushtruar dhe ndalimi i kreut të Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi.
“I kam dhënë fjalën edhe artistëve edhe qytetarëve edhe të rinjve që kanë qenë nuk mundën ta bënin kallëizmin që unë kësaj çeshtjeje do t’i shkoj deri në fund. Sot dy vit e 6 muaj pas asaj mbrëmjeje paraqitem në Gjykatën e Tiranës për shkak se pas veprimeve të Prokurorisë janë gjendur policët të cilët më kanë marrë në mënyrë të dhunshme atë natë dhe do të shkojnë në për të vërtetuar akuzat e mia ndaj atyre, akuzat e ngritura nga prokuroria dhe ata policët që kanë shkelur ligjin atë natë të mbajnë përgjegjësi. Duhet të mësohen që qytetarët janë të barabartë para ligjit dhe mbi të gjitha nuk duhet të dhunohen.
Prokuroria pasi ka kryer hetimet për dy vite, ka depozituar të gjitha gjetjet në gjykatë sot u shty senaca për në dhjetor, për shkak se mungonte një nga të pandehurit. Do shihni çudira gjatë këtij procesi, por duhet t’ia lë kësaj çështje pasi nuk është vetëm rasti im. Unë atë mbrëmje në qeli nuk kam qenë i vetëm, kam qenë edhe me të rinj artistë. Qytetarët të mos stepen, unë kallëzimin e kam bërë për t’i dhënë një mesazh të qartë policisë së shtetit që nuk mund të kenë më këto standarte këto sjellje rrugaçrore, barbare ndaj qytetarëve të Tiranës dhe mbi të gjitha unikurajoj komitetin e artistëve të rinjve dhe pedagogëve kushdo që protestn për të mbrojtur kauzën. Për efekt të cështjes nuk mund t’i bëj publik. Sigurisht do të mbajnë përgjegjësi nga heqja e uniformës deri në 7 vite burg”, tha Këlliçi.