Berisha: Afera e Portit të Durrësit 10 herë më e madhe se e inceneratorëve!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha deklaroi në një taim me sipërmarrësit në selinë blu se afera e Portit të Durrësit është 10 herë më e madhe se ajo e inceneratorëve. Kryedemokrati Berisha u shpreh se kjo aferë e Durrësit shkon minimumi 5 miliardë euro.

“Ferma e lopëve nuk ka më vlerë se vjen qumështi pluhur. 1400 ton qumësht pluhur nga Serbia për këtë vit. Lopët e rracës këtu duhet të theren njëra pas tjetrës, të gjitha janë biznese. Nuk ka dyshim që PD është një parti pro biznes. Ne kemi vendosur në themel të programit tonë iniciativën e lirë dhe mbështetjen e fuqishme të saj.

30 vite më parë vendosëm sistemin fiskal me taksat më të ulëta të frymëzuar nga Ronald Regan. Sot kombi i madh amerikan është në votime. Unë u bëj thirrje të gjithë demokratëve në SHBA të votojnë aleatën tonë, Partinë Republikane sepse ndajmë me këtë parti vlerat e përbashkëta konservatore.

Ju bëj thirrje shqiptarëve kudo që janë, asnjë vote për kandidatët e mbështetur nga Soros, ideolog shkatërrues i vlerave demokratike në Shqipëri dhe kudo.

Ju garantoj se programin e sipërmarrjes ju do ta bëni vetë në bashkëpunim me ekspertët tanë. Në këtë kontekst energjia do të rikthehet tek 6 lek kilovati, pa asnjë lloj hezitimi. Se kontributet shoqërore do të përgjysmohen. Se taksa mbi kapitalin nuk do të ekzistojë, se tarifat absurde të qeveritarëve vendorë nuk do jenë këto qe janë. Ju them këto, sepse programin  për një klimë më miqësore ndaj biznesit do ta hartoni ju me ekspertët tanë.

Ne jemi para evenimenteve të mëdha në një situatë kritike. Jemi në përballje me këtë regjim, që siç e shihni ka si rezultante largimin masiv të shqiptarëve nga Shqipëria, vjedhjes dhe varfërimit të tyre.

Kjo qeveri ka shndërruar administratën e vet në një shtrat të nxehtë për hajdutët. Kualifikon hajdutë. Po si ndodh kjo? Po sigurisht se kur kryeministri vendos me firmë të vjedhë 420 mln euro për djegësa që nuk ekzistojnë kund ajo vazhdon me radhë, se e di që nuk ka kush çfarë i bën.

Ju e patë se si u lirua Bllako, se u çoi ultimatum. Kjo e djegësave nuk është më e madhja. Një aferë tjetër 10 herë më e madhe është Porti i Durrësit. Kush është shqiponja e Edi Ramës dhe Belinda Ballukut, a e dini ju, një kompani e sanksionuar nga BE e lidhur me Karriçët e Beogradit, kjo është e vërteta, prandaj nuk zbulohen.

Kjo aferë e Durrësit shkon minimumi 5 miliardë Euro, trualli mbi 1 mln metra katror, ndërtimet mbi të, Dubai, parajsa e Edi Ramës”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Arrestimet e SPAK në Bashki, për të larguar vëmendjen nga Ols Rama për trafikun e drogës

Çdo ditë që kalon SPAK po tregon se është duke vepruar nën urdhra politikë. Pas …

Leave a Reply