Berisha: Karburanti i shtrenjtë sepse kontrabandohen 250 mijë ton naftë

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi në një takim me sipërmarrësit se karburanti është i shtrenjtë sepse kontrabandohen 250 mijë ton naftë. Berisha tha se qeveria nuk subvencionon ndërsa shtoi se pa ndihmën e qeverisë nuk kontrabandohet naftë.

“Çfarë subvencionesh keni marrë për çmimin e naftës, asgjë. Edhe ato para i ndajnë njëri me tjetrin. Çfarë subvencionesh morët ju për rritjet e çmimit të energjisë. Asgjë. Por pse u rrit çmimi i energjisë në Shqipëri, absolutisht për të ju vjedhur ju.

Këtë vit është prodhuar 100% e gjithë energjia që konsumohet me tarifa të rregulluara në Shqipëri, 100%. Por këta ca bëjnë, shesin energji në vend që ta depozitojnë në diga, e shesin te agjenti i tyre tregtar i cili e shet jashtë me 4 fish çmimin dhe ndajnë paratë, dhe ju paguani 215 lek kilovatin. Dhe ky është një aspekt.

Pse nafta është më e shtrenjta sepse kontrabanda e naftës është 250 mijë ton, minimumi. Dhe ju e dini se kontrabandë nafte pa qeverinë nuk bën dot kurrë. Se nafta do të sillet me anije, do të shkarkohet. Me banane nuk vjen nafta, u vjen kokaina këtyre. Dhe ju nuk subvencionoheni 1 qindarkë për të, transporti publik nuk subvencionohet fare.

Një protesta nga biznesi u bë, ishte një fillim i mirë. Në duhet të vazhdojmë protestat tona. Ky regjim pa protesta nuk largohet, të mos kemi iluzione.

Ne nuk duhet të ikim nga Shqipëria, ne duhet të detyrojmë Edi Ramën të shkojë atje ku e ka vendin dhe me dekada, sepse sa ka vjedhur Edi Rama në 110 vjet shtet shqiptar nuk gjen një tjetër.

Ju bëj thirrje të bashkohemi në protestën e 12 nëntorit, në seri protestash. Vetëm me protesta do të mund ta gjunjëzojmë këtë regjim të kalbur, që është shndërruar në një makineri gjigande plaçkitje, mashtrimi, vjedhje, korrupsioni.

Po ikin çdo ditë, por ne duhet të luftojmë edhe për ata që po ikin. Misioni ynë është shumë i madh, është i veçantë. E kuptoj kërcënimet që merrni. Sapo ju shohin në televizor, nesër i keni taksidarët tek dyqani. Por ne duhet të ngrihemi, koha është e tillë, na thërret në mision dhe ne duhet ti mposhtim këta.

Ky regjim i kalbur, që nuk asgjë të fortë dhe kam shumë besim se me greva, protesta ne do të realizojmë qëllimet tona dhe do të shkojmë drejt zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

Por kjo është një periudhë primaresh. Ju ftoj të garoni, kandidoni për qytetar të parë, për këshilltarë. Ju ftoj gjithashtu të votoni në primare. Gjithçka fillon me votën, nuk ka kurrë demokraci, nuk ka të drejta, biznes, shtet ligjor. Por nuk pat shtet ligjor nuk ka biznes.

Të gjitha lindin nga vota dhe në këto primare merrni pjesë, votoni për kandidatin që doni, garoni jeni të mirëpritur, sikundër do të vazhdojmë njëkohësisht me protesta e përballje me këtë regjim”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Berisha mesazh mediave të huaja: Investigoni krimet e Ramës, do gjeni gjëra tronditëse

Kryetari i PD, Sali Berisha, i ka bërë thirrje mediave të huaja në investigojnë krimet …

Leave a Reply

Your email address will not be published.