Berisha: Qeveria luan me energjinë, shqiptarët viktima të një bixhozi të tmerrshëm

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në takimin me Frontin e Shpëtimit Kombëtar tha se, qeveria luan me energjinë dhe shqiptarët janë viktima të një bixhozi qeveritar të tmerrshëm.

“Ju shikoni energjinë, se si ajo përdoret si një shpatë demokleu, se si përdoret si një kamxhik dhe ndëshkim për shqiptarët dhe bizneset shqiptare, në një kohë kur për hirë të së vërtetës, rezervat ujore kanë siguruar 100% të konsumit të energjisë.

Vitin e kaluar prodhimi i energjisë ka qenë 2 terravat më i lartë se konsumi dhe humbjet. Kjo nuk ka rëndësi, shqiptarët nuk përfitojnë nga kjo pasuri e madhe, sepse shqiptarët janë viktimë e një bixhozi të tmerrshëm që qeveria loz me energjinë. Energjinë që prodhohet e shesin agjentëve të tyre me ¼ e çmimit që shitet në bursë dhe pastaj kjo rieksportohet me një çmim 4 herë më të lartë dhe ndahet me qeveritarët.

Njerëzit nuk e ndjenjë, por vjedhjet që bëhen me energjinë janë të paimagjinueshme. Platforma që përdoret për ofertat në energji është tërësisht e pacertefikuar e bërë nga blerësit e energjisë. Hapin tenderin për 3 orë, ku shpenzojnë 400 milionë e jo më pak dhe e mbyllin sipas pazarit që është bërë më para.

Në 9 vite nuk është shtuar një megavat prodhim energjie nga era, janë shtuar maksimumi 5-10 megavat nga panelet solarë, por edhe ndaj tyre qeveria sillet me një banditizëm të pashembullt, ua merr në verë dhe nuk u jep asnjë qindarkë. Biznesi i vogël është paguan çmimet më të lart për energjinë në Europë. Një taksë tjetër e pret në janar”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: Edi Rama qetësohu, dosja penale për Olsin e Xibrakës ekziston e pezulluar!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, i është përgjigjur Edi Ramës, ndërsa shprehet …

Leave a Reply