Berisha: Shqipëria po shpopullohet më shpejt se vendet që janë në luftë civile

Kryetari i PD, Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një takim me Frontin e Shpëtimit Kombëtar. Berisha deklaroi se, Shqipëria po shpopullohet më shpejt se vendet që janë në luftë civile. Për këtë, Berisha akuzon se fajin e ka keqqeverisja e Edi Ramës.

“Kam kënaqësinë që takohem me ju. Një takim që zhvillohet në prag të disa ngjarjeve shumë të mëdha për vendin. Së pari, zhvillohet në një moment kur ne njëlloj si në 1990, kemi pushtuar lajmet e Europës dhe botës si populli i gomone dhe zhvillohet një dramë shekspiriane në kanalin e La Manshit, ku mijëra shqiptarë largohen për shkak të qëndrimeve, politikave, jo humane, antishqiptare të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Ky shpopullim i shpejtë, marramendës i vendit, tejkalon ritmet e shpopullimeve nga luftërat civile apo katastrofat e tjera natyrore. Nga 2014 deri në 2021 vetëm në hapësirën e BE-së, u larguan mbi 744 mijë shqiptarë, sipas Eurostat. Ky largim i madh nga vendi është rezultante e vjedhjes së shqiptarëve nga një qeveri që bën gjithçka me të gjitha vendimet, ligjet, praktikat që ndjek, pasurohet vetë dhe vjedh, varfëron shqiptarët.

Mediat britanike në unison kanë bërë fjalë për largimin e shqiptarëve nga varfëria. E vërtetë kjo, por nëse shohim përtej saj gjejmë dy gjëra. Gjejmë vjedhjen e fondeve publike të shqiptarëve nga qeveritarët si askund tjetër. Është pikërisht kjo që nuk lejon rritjen e rrogave, pensioneve, bursave, etj., përkundrazi për shkak të inflacionit bëhen më të ulëta nga viti në vit.

Shqiptarët varfërohen në mënyrë të tmerrshme nga çmimet, si në asnjë vend tjetër. Askund nuk ka borde komuniste, ku kryeministri i lavdëron dhe i çon në qiell, me anë të të cilëve mban çmimet më të larta, ndër më të lartat në Europë. Ushqimet bazë në Shqipëri janë 7-10 % sa mesatarja në vendet e BE-së, kur rroga mesatare është 6 herë më e ulët.

Nafta është në nivelet më të larta, të hapësirës Europiane, ku rroga e shqipytarëve është shumë herë më e ulët. Krahas këtyre Edi Rama i ka shndërruar pasuritë publike në një mallkim për qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.

About Redaksia

Check Also

Pollo: Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet më fort nga politikanët maqedonas e serbë!

Ngatërresa “Ballkan Hapu” lipset të kundërshtohet edhe më fort nga politikanët e aktorët publikë maqedonas …

Leave a Reply

Your email address will not be published.